UBT

Verë e ‘nxehtë’ për Samirin e Përparimin

/ 1 minutë lexim
RCCOLA

Njëri emrin Përparim, tjetri Samir. Njëri titullar, tjetri rezervist. Që të dy emra të dëgjuar mjaft shumë në futbollin italian. Dy anëtarët kosovarë të Chievos, Përparim Hetemaj dhe Samir Ujkani, po kalojnë formë të ndryshme me njëri-tjetrin.

Përderisa Hetemaj është duke luajtur titullar dhe duke treguar formë të lartë me skuadrën nga Verona, Ujkani nuk po e ka të njëjtin fat. Që nga huazimi nga Palermo, portieri kosovar ende nuk ka debutuar me Chievon. Në një bisedë për gazetën Tribuna, dy futbollistët kosovarë kanë folur për formën e tyre momentale në Serie A, duke treguar edhe për synimin e tyre të përbashkët.

Eco Higjiena

“Jam duke dhënë maksimumin për t’u paraqitur sa më mirë. Mendoj se po kalojë formë të mirë. Dëshiroj të vazhdoj kështu për ta ndihmuar skuadrën që ta vazhdojë qëndrimin në Serie A. Ky është synimi im për ndeshjet e mbetura”, deklaroi Hetemaj. Jo më ndryshe, qëndron edhe Samiri, i cili përveç pikëve të skuadrës, dëshiron t’i jepet rasti edhe të luajë.(Tribuna)