UBT

Verdikti për Asociacionin do të mbështetet në “dokumente të manipuluara”

/ 1 minutë lexim

Kushtetuesja operon me versionin shqip e serbisht të Marrëveshjes së parimeve për Asociacionin e komunave me shumicë serbe, shkruan sot Koha Ditore.

Gjykata ka kërkuar nga presidentja Jahjaga që të dorëzojë një kopje të tekstit të Marrëveshjes për parimet e Asociacionit, në gjuhët zyrtare të Kosovës – shqip e serbisht.

Ndërkaq, marrëveshja e nënshkruar është në anglisht. Versioni në shqip i përkthyer nga Qeveria, ka zgjuar shumë reagime, pasi është vlerësuar të jetë manipuluar me të.

Mobi Casa

Debatin më të madh e ka prodhuar shprehja “overview”, që Qeveria e ka përkthyer si “vështrim”, dhe “constituent assembly” si “kuvend themelues”. Juristët kanë shtruar nevojën që “të kundërshtohet fuqishëm” përcaktimi i Kushtetueses për të vendosur mbi bazën e versioneve të përkthyera.

http://koha.net/?id=27&l=86197