Vera pengon osteoporozën?
Një deri në dy gota verë në ditë do të mund të jenë të dobishme sa edhe ilaçet kundër osteoporozës.
Studimet e hulumtuesve të Universitetit në Oregon kanë treguar që femrat të cilat kanë marrë 19 g alkool në ditë – rreth dy më pak se një gotë verë – kanë pasur eshtra më të forta, d.m.th., raport më të mirë ndërmjet eshtrave “të vjetra” dhe të atyre “të reja”. Kur kanë pushuar të pinë, kjo “balancë e eshtrave” u është prishur.
Alkooli shton dendësinë e mineraleve në eshtra dhe në këtë mënyrë përmirëson balancën midis mungesës së masës së eshtrave dhe krijimit të masës së re, gjë që është shkaktari kryesor i osteoporozës te femrat e moshuara. Shkencëtarët rekomandojnë posaçërisht verën dhe birrën, por nuk duhet tepruar me sasinë.
Osteoporoza shpesh quhet “sëmundje e qetë”, sepse nuk ka simptoma të frakturave të mëparshme, e njëherësh kur personi thyen kockën, rreziku i thyerjes së sërishme rritet në mënyrë dramatike.
Edhe pse pirja e kontrolluar e alkoolit mund të ketë efekte sa edhe marrja e “bisfosfonateve”, shkencëtarët tërheqin vërejtjen që nuk duhet tepruar me sasinë e alkoolit. /Telegrafi/