RCCOLA

Vera e kuqe dhe sëmundjet e zemrës

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Studiuesit tregojnë se alkooli në verën e kuqe mund të pengojë përfitimet me oksidantë në sistemin kardiovaskular.

Pirja e verës së kuqe në mënyrë të moderuar ka treguar se shmang disa sëmundje të zemrës, por ende ka pikëpyetje për të mirat e alkoolit që përmban.

Studiuesit në Spitalin e Barcelonës përfshin në shqyrtimin e tyre 67 persona gjysmës së të cilëve iu dha të pinin 10 gota verë e kuqe, dhe gjysmës tjetër 10 gota të tjera verë e kuqe jo alkoolike si dhe 3 gota xhin për 4 javë rresht.

Në përfundim të 4 javëve, çdo person provoi pije të ndryshme para se të arrihej në përfundimin e studimit.
Siç informon noa çdo person i përfshirë në studim vuante nga diabeti dhe së paku nga 1 sëmundje zemre, si presioni i gjakut, niveli i lartë i kolesterolit, mbipeshë, duhan pirje, etj.

Uji Dea

Nga krahasimi i rezultateve, u vu re se pirja e verës jo alkoolike u shoqërua me ulje të presionit të gjakut, ulje të nivelit të sëmundjes së zemrës me 14%, por u theksua se vera e kuqe alkoolike nuk dha të njëjtat efekte.

Si përfundim studiuesit theksuan se edhe pse vera alkoolike dhe ajo jo alkoolike kanë të njëjtën përmbajtje oksidantësh të shëndetshëm për zemrën, u vu re se përmbajtja e alkoolit kishte veti bllokuese, ndërsa vera jo alkoolike rezultoi me veti mbrojtëse dhe të efektshme për zemrën.

Kështu që sugjerohet se edhe pse oksidantët janë dobiprurës për zemrën ato duhen marrë ose përmes verës jo alkoolike, ose në mënyrë të tjera.