FITORJA

Veprat e Demaçit botohen për 100-vjetorin e Pavarësisë

/ 3 minuta lexim
ARKATANA

Prishtinë – Qeveria e Kosovës ka miratuar kërkesën e Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës që veprat e shkrimtarit e veprimtarit, Adem Demaçi, njëherësh kryetar i LSHK-së, të ribotohen me rastin e 100-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë.

Vendimi për financimin e kompletit të veprave të Demaçit është marrë të mërkurën në mbledhjen e 91-të të Qeverisë së Kosovës, të drejtuar nga kryeministri Hashim Thaçi.

Kompleti që do të ribotohet përfshin nëntë libra në prozë dhe një përmbledhje me poezi. “Dashuria kuantike e Filanit”, “Alb Prometeu”, “Tung, vargu im” janë disa nga titujt e veprave të Demaçit.

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Hajredin Kuçi, ka prezantuar kërkesën e Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës, para se ta hedhë në votim.

“Ne kemi marrë një kërkesë nga LSHK-ja, që më rastin e 100 – vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë t’i ribotojmë veprat e Adem Demaçit”, ka thënë Kuçi.

Por as Kuçi dhe as LSHK-ja nuk kanë dhënë përgjigje lidhur me atë sesa do t’i kushtojë shtetit financimi i këtij projekti.

Fundamenti

Sesa mund të kushtojë ribotimi i veprave nuk e di as vetë Adem Demaçi.

“Varet sesi do ta llogarisin ata në Qeveri”, ka thënë Demaçi, derisa ka dhënë komentin e tij për nderin që do t’i bëjë shteti.

“Jam i interesuar që veprat e mia të botohen dhe si çdo shkrimtari tjetër, më vjen shumë mirë”, ka thënë ai. Demaçi ka thënë se veprat do të shpërndahen brenda dhe jashtë Kosovës.

“Qeveria duhet të kujdeset për shpërndarje, se kështu ka qenë kërkesa jonë: të shpërndahen në të gjitha bibliotekat e Kosovës dhe shkollat e mesme të Kosovës, fakultetet e Kosovës, në të njëjtën kohë edhe në Shqipëri, Maqedoni dhe Mal të Zi”, ka thënë ai.

Adem Demaçi u lind më 26 shkurt të vitit 1936 në Prishtinë. Për angazhimin e tij politik vuajti 28 vjet me radhë në burgjet e ish -Jugosllavisë. Pasi u lirua, ai vazhdoi aktivitetin politik. Nga viti 1990 deri më 1995 udhëhoqi Këshillin për Mbrojtën e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut. Më 1991 u nderua nga Parlamenti Evropian me çmimin prestigjioz “Sakharov”. Prej vitit 2009 është kryetar i Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës.

Adem Demaçi: “Jam i interesuar që veprat e mia të botohen dhe si çdo shkrimtari tjetër, më vjen shumë mirë” .

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.