FIDANISHTJA

Venecia, “Anija e ëmbël” merr çmimin “Pasinetti”

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Historia e dhimbshme e eksodit shqiptar, shfaqur në datën 3 shtator në Festivalin e Filmit në Venecia, përmes dokumentarit “La nave dolce”, u vlerësua dje me çmimin “Francesco Pasinetti”.

Sipas gazetarëve të kinemasë (SNGCI), të pranishëm në Venecia, dokumentari më i mirë i Festivalit të Venecias 2012 është “La nave dolce”, me regji të Daniele Vicarit, një bashkëprodhim shqiptaro-italian i “Indigo Film” dhe “Apulia Film Commission”, prodhuar me Rai Cinema në bashkëpunim me Ska-Ndal Production (përfaqësuar nga Ilir Butka dhe Genc Përmeti) dhe Telenorba.

Sipas të gjitha mediave të huaja, që nuk i kursyen hapësirat e tyre për të prezantuar filmin e Vicarit dhe të producentëve italo-shqiptarë, dokumentari i cili u shfaq jashtë konkurrimit, u prit me një sukses të madh nga publiku dhe kritika. “Anija e ëmbël”, e cila mori këtë emër për shkak të anijes që mbartte sheqer, tregon zbarkimin në brigjet italiane të mbi 20 mijë shqiptarëve më 7 gusht të vitit 1991. Një histori dhimbjeje dhe shprese, e treguar mjeshtërisht dhe në mënyrë fare të sinqertë përmes vetë “heronjve” të kësaj ngjarjeje të 21 viteve më parë. Janë njerëz të cilët jetuan ferrin dhe parajsën e largimit nga një vend komunist drejt shpresës, e cila gjithsesi nuk ishte ajo që kishin ëndërruar.

FIDANISHTJA

Disa prej tyre gjithsesi ia dolën, të tjerë… Atë çfarë ndodhi atë verë mbi anijen “Vlora” e tregojnë Halim Milaqi (komandanti i Vlorës), Eva Karafili, Agron Sula, Kledi Kadiu, Robert Budina, Nicola Montano, Domenico Stea, Fortunata Dell’Orzo, Luca Turi, Raffaele Nigro, Maria Brescia etj. “Dhjetë vjet më parë e mora këtë çmim për filmin tim të parë artistik.

Këtë radhë, çmimi ‘Pasinetti’ shkon për një dokumentar e kjo është shumë e rëndësishme për kinemanë dokumentaristike”, është shprehur dje gjatë ceremonisë së dorëzimit të çmimit regjisori Daniele Vicari. Mësohet se kjo është hera e parë që SNGCI ka vendosur t’ia japë çmimin “Pasineti” një filmi jashtë konkurrimit, duke e kthyer fokusin e vet drejt një tjetër kinemaje, që premton të tjera këndvështrime dhe breza të rinj kineastësh.(express)

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.