RCCOLA

Vendos gjykata: Ejup Qerimi duhet të shkarkohet

/ 1 minutë lexim
Fundamenti

Gjykata e lartë për kundërvajtje në Prishtinë ka vërtetuar, aktvendimin e gjykatës komunale të Prishtinës, sa i përket kundërvajtjes së kryer dhe gjobës së shqiptuar për kryeshefin ekzekutiv të PTK-së Ejup Qerimin.

Gjykatës Komunale në Prishtinë, në muajin tetor, ka dënuar me 2000 euro gjobë drejtorin e PTK-së, Ejup Qerimin, si dhe Ndalim të ushtrimit të funksionit publik në kohëzgjatje prej tre muajsh.

Gjykata e ka shpallur fajtorë kryeshefin e PTK-së, për mos shmangien e konfliktit të interesit në mbajtjen e dy posteve, atë në krye të PTK-së dhe njëkohësisht edhe në Trustin e Kursimeve Pensionale.

Hidromorava

Agjencia Kundër Korrupsionit, e pat inicuar këtë rast pasi sipas qe sipas tyre, Qerimi nuk ka përfillur paralajmërimet e shumta nga ky institucion.

Indeksonline ka tentuar të kontaktojë me Ejup Qerimin, por ky i fundit ka qenë i pakontaktueshëm./Indeksonline/