United Hospital

Vendimi për vizat, Shtuni: Shqiptarët në Amerikë bëjnë punë të rënda, mungesa e Serbisë në listë s’duhet të merret emocionalisht

/ 2 minuta lexim
HW

Eksperti çështjeve ndërkombëtare, Adrian Shtuni, ka sqaruar më shumë lëvizjen e SHBA për pezullimin e vizave të emigracionit për shtetasit shqiptarë.

Shtuni u shpreh se kjo lëvizje nuk ka të bëjë drejtpërdrejt me Shqipërinë, por me të gjithë emigrantët që marrin ndihma sociale.

Ai shpjegoi se mungesa e Serbisë në këtë listë nuk duhet marrë shumë emocionalisht, ndërsa u shpreh se shqiptarët sipas tij bëjnë punë shumë të rënda kur janë në emigracion.

Uji Dea

“Nuk është diçka e lidhur drejtpërdrejt me Shqipërinë, por edhe po të lexojmë ato që Trump ka shkruar më herët, ishte një listë që tregonte që ka një farë shpërdorimi dhe problematikë, është shumë më e gjerë nuk ka të bëjë drejtpërdrejt me vendin tonë. Ajo që u lajmërua ka të bëjë më shumë me nënshtetas shqiptar. Këtu ka një problem sepse po ta shohësh Trump ka thënë që emigrantët nuk duhet të jenë barrë. Unë jam emigrant prej 26 vitesh, emigrimi është mundësi për punësimin dhe mirëqenien e ShBA, jo për ti rënë qylit. Unë e përjetojë vetë, e di që shqiptarët punojnë fortë dhe punojnë punë të rënda.

Nuk ti të flas për rajone të ndryshme, por nga statistikat, nënshtetasit amerikan me origjina nga Somalia kishin përqindje të lartë për ndihma sociale, për shqiptarët është 42%, Serbinë nuk e pash në listë por nuk duhet ta marrim shumë emocionalisht, shënjestra e kësaj lëvizje janë abuzimet financiare që kanë ndodhur në Minesota, që po hetohen. Kjo puna precedentëve, që është folur për Venezuelën që mori Maduron me shapka për 4 orë, nuk ka për të derdhur njëri lot për Maduron, ishte gjëja e duhur që duhej bërë”, u shpreh eksperti Adrian Shtuni. /Top Channel/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.