Eko Higjiena

Vendimi, për emërtimin e stadiumit të qytetit, me dy emra, e zyrtarizon rivalitetin futbollistik

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Dy klubet futbollistike, Drita dhe Gjilani, dhe tifozëritë e mëdha të tyre, “Intelektualët” dhe “Skifterat”, asnjëherë, nuk duhet të pranojnë që, emri i shtëpisë së tyre, Stadiumit të vetëm, në Gjilan, t`i përcaktohet, nga dikush tjetër, kushdo qoftë ai subjekt (institucion apo parti politike), thotë profesori universitar Flamur Hyseni.

Flamur Hyseni thotë se Gjilani, i njohur si qytet i tolerancës, kulturës dhe sidomos sportit, e veçanërisht futbollit, tanimë ka një traditë për kulturë sportive, e dëshmuar për tifozëri, e cila mbanë primatin në nivel vendi, dhe është konkurrente serioze në rajon.

”Dy klubet futbollistike, Drita dhe Gjilani, dhe tifozëritë e mëdha të tyre, “Intelektualët” dhe “Skifterat”, asnjëherë, nuk duhet të pranojnë që, emri i shtëpisë së tyre, Stadiumit të vetëm, në Gjilan, t`i përcaktohet, nga dikush tjetër, kushdo qoftë ai subjekt (institucion apo parti politike). Vendimmarrja politike, është formalitet, për t`i dhënë kërkesës rëndësi dhe zyrtarizim, por jo t`i paraprijë pakënaqësive, pas marrjes së vendimit, të cilat, pastaj shkaktojnë kontestim dhe refuzim, për të respektu vendimin institucional” thotë ai.

UBT

Sipas Hysenit, zgjidhja, më e mirë dhe e pranueshme, për klubet, tifozët dhe gjithë sportdashësit/futbolldashësit, është: dy emra, për stadiumin, sipas propozimeve të dy klubeve. Kjo, do ta ruante traditën e krijuar me shumë mund, nga shumë gjenerata tifozërie.

”Vendimi, për emërtimin e stadiumit të qytetit, me dy emra, e zyrtarizon rivalitetin futbollistik, që shumë kush e dëshiron” thotë Flamur Hyseni./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.