Eko Higjiena

“Vendimi i Mustafës për tërheqje nga posti i kryeministrit, në interes të vendit”

/ 3 minuta lexim
ARKATANA

Kreu aktual i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Isa Mustafa ka paralajmëruar sot se nuk do të jetë më kandidat i këtij subjekti për kryeministër të Kosovë

Mirëpo, për të kandiduar për kryeministër të vendit, Indeksonline mëson se janë tre emra potencial: Lutfi Haziri, Avdullah Hoti dhe Kujtim Shala.

Por deputeti në largim i LDK-së, Muhamet Mustafa ka thënë se megjithatë Isa Mustafa është personi i duhur për të qenë shef i ekzekutivit të Kosovës.

Ai në një prononcim për Indeksonline ka theksuar se Mustafa e dëshmoi vetën e tij gjatë dy viteve e gjysmë sa ishte në postin e kryeministrit të Kosovës.

“Padyshim që prof. Isa Mustafa është personi me i duhur për kryeministër, e që u pa edhe nga raportimi dhe gjithë evidencat për punën e tij gjatë afër dy vite e gjysmë. Sic tha ai vet, e kishte planifikuar që pas mandatit që kishte marrë në fund të vitit 2014, do të duhej të zgjidhej një kryeministër i ri nga radhët e LDK-së”, ka thënë tutje Mustafa.

Uji Dea

Sipas tij, Mustafa e mori këtë vendim adekuat në interes të vendit dhe partisë që ai drejton, shkruan Indeksonline.

“Unë e shoh këtë si një vendim personal të tij të peshuar në mënyrë adekuate dhe nga përvoja ime e bashkëpunimit dhe miqësisë së gjatë ai gjithmonë merr vendime në interes të vendit dhe kuptohet edhe LDK”, ka shtuar deputeti Mustafa.

Ai është shprehur i bindur se vendimi i Mustafës nuk ka të bëj me ndonjë kandidat më kompetent për atë pozitë.

“Jam i bindur se s’bëhet fjalë për një kandidat më kompetent, por si tha ai vet e ka vlerësuar se është koha që atë puna ta marr ndonjë kandidat më i ri. Kjo është një vendimmarrje strategjike që e vlerëson vet lideri në kohën që ai e sheh të përshtatshme. Isa Mustafa mbetet në punët e veta si kryeministër në detyre dhe si lider i LDK-së dhe secili kryeministër që do ta marr atë punë do ta ketë një situatë më të mirë se sa paraardhësit e tij dhe duke e pasur atë lider partiak do të ketë shumë përparësi”, ka përfunduar Mustafa. /Indeksonline/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.