Vendimi i Glauk Konjufcës, ja çfarë ndryshimesh paralajmërohen…

Kryediplomati kosovar Glauk Konjufca, vetëm pak ditë pasi mori mandatin ka shkarkuar nga 14 konsuj. Për disa nga ta është raportuar se janë emëruar kundërligjshëm, dhe se kanë pasur lidhje të ngushta me partitë politike të mandatit të kaluar të koalicionit PAN.

“Një bravo e madhe për ministrin e punëve te jashtme, Glauk Konjufca, dhe kryeministrin Albin Kurti. Por nuk duhet të ndalen me kaq. Duhet të shkarkohet edhe shumë ambasador që nuk kanë bërë gjë të mbarë për Kosovën, përveç që kanë marr një pagë dhe privilegjet që krijon posti i diplomatit. Do të thotë pastrime të thella në ambasada dhe konsullata të Kosovës nëpër botë. Tash e tutje nëse nuk dërgohen njerëz kredibil për ta përfaqësuar Kosovën, në arën ndërkombëtare, s’do të kemi kurrë përfaqësim dinjitoz dhe asgjë e mirë nuk do i sjell shtetit të Kosovës, por vetëm skandale të turpshme”, thotë Krasniqi për “Kosova Sot Online”.

Kryediplomati kosovar Glauk Konjufca, vetëm pak ditë pasi mori mandatin ka shkarkuar nga 14 konsuj. Për disa nga ta është raportuar se janë emëruar kundërligjshëm, dhe se kanë pasur lidhje të ngushta me partitë politike të mandatit të kaluar të koalicionit PAN.

Në këtë listë bëjnë pjesë këshilltarja e Ramush Haradinajt, të afërm të zyrtarëve të partive politike e plot zyrtarë të AKR-së, të emëruar nga shefi i tyre, Behgjet Pacolli sa mbante pozitën e ministrit të Jashtëm.

Lidhur me këtë veprim të Konjufcës, për “Kosova Sot Online” ka folur edhe analisti politik, Faik Krasniqi, sipas të cilit, është emergjente që të spastrohet dhe ristrukturohet nga fillimi politika e jashtme e shtetit të Kosovës, me njerëz meritor të profesionit, dhe jo të grupeve të interesit.

Ky fillim pastrimi konsiderohet edhe një goditje e rëndë ndaj ish qeverisë së PAN-it dhe një paralajmërim i nisjes së një Vetting-u edhe në Ministrinë e Jashtme.

“Ambasadat dhe konsullatat e Kosovës nëpër botë, u bënë “strehë” e lloj-lloj injoranti dhe analfabeti. Misionet diplomatike të Kosovës u shndërruan në çerdhe për punësimin e familjarëve, grave, burrave, motrave, vëllezërve, dajave, tezeve, hallave, axhallarëve, kushërinjve, dashnoreve, sekretareshave dhe militantëve partiak, duke anashkaluar kështu dërgimin e personave më kompetent nëpër ambasada dhe konsullata. Përveç që prodhuan me dhjetëra skandale dhe ia prishën imazhin Kosovës nëpër botë, këta injorantë nuk i sollën asgjë të mirë Kosovës. Tek e fundit çfarë mundë të pritet nga soji i tyre. Prandaj ka qenë i domosdoshëm shkarkimi i këtyre konsujve”, thotë analisti politik, Faik Krasniqi për “Kosova Sot Online”.

Prandaj sipas Krasniqit, ky fillim i spastrimit të politikës së jashtme gjithsesi është për tu përshëndetur, por nuk duhet ndalur vetëm me kaq.

“Një bravo e madhe për ministrin e punëve te jashtme, Glauk Konjufca, dhe kryeministrin Albin Kurti. Por nuk duhet të ndalen me kaq. Duhet të shkarkohet edhe shumë ambasador që nuk kanë bërë gjë të mbarë për Kosovën, përveç që kanë marr një pagë dhe privilegjet që krijon posti i diplomatit. Do të thotë pastrime të thella në ambasada dhe konsullata të Kosovës nëpër botë. Tash e tutje nëse nuk dërgohen njerëz kredibil për ta përfaqësuar Kosovën, në arën ndërkombëtare, s’do të kemi kurrë përfaqësim dinjitoz dhe asgjë e mirë nuk do i sjell shtetit të Kosovës, por vetëm skandale të turpshme”, deklaron Krasniqi për “Kosova Sot Online”.

Shpërndaje.
© RAJONIPRESS

Vërejtje!

RajoniPress.com nuk do të botojë shkrime që nuk i përmbushin kriteret dhe standardet profesionale të gazetarisë bashkëkohore. Nuk do të ketë për askënd mbyllje apo censurë, por jemi të fokusuar që në këtë agjenci, lajmi, shkrimi, raporti, intervista dhe opinioni të plotësojnë kriteret profesionale. Gjithashtu opinionet, analizat, komentet, nuk duhet të shkelin parimet etike (gjuhën e urrejtjes, fyerjet, diskriminimet e çfarëdoshme).