Fundamenti

Vendimet për FAK-un, Gjykatën, zgjedhjet, pastaj shpërbërja

/ 2 minuta lexim

Thaçi ka thënë se Grupi Parlamentar i PDK-së do ta votojë Gjykatën Speciale, përkundër vlerësimeve negative që ka për të.

Kryeministri i Qeverisë së Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë të dielën në Kijevë të Malishevës se nuk do të ketë shpërbërje të Kuvendit të Kosovës para se të merren vendimet për tri çështje që ai i ka quajtur jetike për Kosovën – shkruan Koha Ditore.

UBT

“I gjithë spektri politik kosovar është në një zhvillim të debateve të brendshme, që do të çojnë drejt vendimmarrjeve të rëndësishme, në veçanti tash për formimin e Forcës së Armatosur të Kosovës, ushtrisë së Kosovës, të Ligjit të ri zgjedhor, gjithashtu edhe të votimit të Gjykatës Speciale dhe pastaj do të shohim hapat e përbashkët që do t’i ndërmarrë skena politike kosovare”, ka thënë ai i pyetur se a do të ketë shpërbërje të Kuvendit të Kosovës këtë jave.

Thaçi ka thënë se Grupi Parlamentar i PDK-së do ta votojë Gjykatën Speciale, përkundër vlerësimeve negative që ka për të.