Fundamenti

Vendimet e sotme në qeveri, Haziri: Dihet motivi, era fushatë

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Lutfi Haziri i LDK-së, duke komentuar vendimet e sotme të qeverisë në detyrë për pagat dhe shtesat, tha se dihet motivi i tyre dhe shtoi se kësaj “i vjen era fushatë”.

“Sjellja e vendimeve të tilla, pavarësisht çfarë raporti e arsye e çfarë motivi – që po dihet cili është – i vjen era fushatë”.

Por, Haziri tha se është irrituese derisa bëhet kjo fushatë për zgjedhje lokale, ndërsa nuk po arrijnë të formojnë institucionet nga zgjedhjet e shkurtit.

“Në njërën anë me hy në fushatë për zgjedhje lokale e në anën tjetër mos me pasë mundësi të menaxhosh suksesin për ndërtimin e Kuvendit dhe të Qeverisë së Kosovës është diçka që po lexohet drejt: është irrituese, e neveritshme edhe për mua edhe për qytetarët. Njerëzit nuk janë vetëm numër e mekanizëm që dalin me votu vetëm kur i teket politikanëve”.

“Gjithçka tjetër është në pritje fatkeqësisht”, shtoi Haziri.

Ai tha se është pro qëndrimit në sallë të deputetëve derisa të zgjidhet kryeparlamentari.

GRANDEMALL

“Me m’pyet mua nuk dilet prej Kuvendit pa e zgjedh sepse ne mund të qëndrojmë në sallë 24 orë apo 48 orë pa dalë jashtë derisa të zgjidhet. Dehari e ka ndërruar standardin për ta kënaqur formën, por pa rezultat. Ata po e shohin formën, por jo rezultatin”.

Haziri tha se marrëveshja politike është e vetmja mundësi për ta zhbllokuar.

“Domosdoshmërish duhet të arrihet një marrëveshje politike. Procedura nuk po e zgjidh problemin”.

Ai tha se nuk është opsioni i zgjedhjeve që i zgjidh problemet në këtë vend.

“Natyrisht duhet të bëhen përpjekje maksimale që me e gjet një zgjidhje politike për t’u konstituuar Kuvendi dhe të formohet qeveria. Këtë e presim të gjithë”./Express/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.