Eko Higjiena

Vendime me peshë për Kamenicën: Komiteti për Politikë dhe Financa miraton unanimisht të gjitha pikat

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Kamenicë – Është mbajtur sot mbledhja e tretë e rregullt e Komitetit për Politikë dhe Financa në kuadër të kësaj legjislature të Kuvendit Komunal të Kamenicës, ku janë shqyrtuar dhe miratuar një sërë çështjesh me rëndësi për funksionimin institucional dhe zhvillimin e komunës.

Mbledhjen e ka hapur kryesuesja e Kuvendit Komunal, Arbnore Beqiraj-Fera, e cila para anëtarëve ka paraqitur rendin e ditës me disa pika kyçe për shqyrtim. Fillimisht është miratuar procesverbali nga mbledhja e dytë, ndërsa më pas është diskutuar raporti financiar buxhetor i Komunës së Kamenicës për periudhën 1 janar – 31 dhjetor 2025.

Në vijim, anëtarët e komitetit kanë shqyrtuar dhe miratuar propozim-vendimin për formimin e komisionit që do të merret me inicimin dhe zhvillimin e procedurave për ndryshimin e stemës së Komunës së Kamenicës, si dhe propozim-vendimin për themelimin e Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi (KKSB).

Mobi Casa

Po ashtu, në këtë mbledhje janë trajtuar edhe propozim-vendimet për shpalljen në interes të përgjithshëm publik, si dhe çështje të tjera të ndryshme me interes për komunën. Para miratimit të rendit të ditës, kryesuesja ka propozuar edhe dy pika shtesë, të cilat kanë të bëjnë me miratimin e raporteve të Komisionit Komunal për vlerësimin e dëmeve nga fatkeqësitë natyrore dhe shpalljen në interes të përgjithshëm publik.

Të gjitha pikat e rendit të ditës, përfshirë edhe ato të shtuara, janë miratuar unanimisht nga anëtarët e Komitetit për Politikë dhe Financa, duke reflektuar një konsensus të gjerë për çështjet e trajtuara në këtë mbledhje./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.