FIDANISHTJA

Vendime kundërkushtetuese të Qeverisë në dorëheqje

/ 2 minuta lexim
United Hospital

Dje është bërë një muaj qëkur Ramush Haradinaj ka dhënë dorëheqje nga posti i kryeministrit, por kjo nuk e ka ndalur atë e as kabinetin e tij të marrë vendime. Veprimet që janë marrë nga kryeministri Haradinaj e nga ministrat në largim konsiderohen si kundërkushtetuese dhe si jomorale, shkruan gazeta “Zëri”.

Ndonëse më 19 korrik të këtij viti Ramush Haradinaj dha dorëheqje nga posti i kryeministrit, ai së bashku me ministrat e kabinetit të tij qeveritar vazhduan edhe më tej të marrin vendime për çështje të ndryshme, të cilat vazhdimisht u kritikuan nga njohës të çështjeve të drejtësisë.

Edhe pas dorëheqjes Haradinaj është paraqitur sërish në zyrën e tij, ku më 26 korrik ai ka thirrur mbledhjen e rregullt të Qeverisë, derisa njëjtë kanë vepruar edhe ministrat e kabinetit të tij, ndërkohë që nuk ka munguar madje as shpallja e konkurseve të reja.

United Hospital

Më 23 korrik Ministria e Drejtësisë ka shpallur konkursin për zgjedhjen e noterëve të rinj, e pas saj, më 25 korrik, Ministria e Arsimit shpalli konkurs për punësime të reja.

Së fundmi, më 16 gusht, edhe ministri i Tregtisë dhe Industrisë Endrit Shala mori vendim për vendosjen e masave ndaj Maqedonisë së Veriut, duke ndaluar disa prodhime që importoheshin nga fqinji ynë jugor.

Të gjitha veprimet e ndërmarra gjatë këtij një muaji të fundit nga qeveria “Haradinaj” dhe nga këto ministri është konsideruar se bien ndesh me Kushtetutën e vendit, e cila në momentin kur kryeministri i Kosovës jep dorëheqje, në Nenin 95, në pikën 5, e saktëson qartë se qeveria konsiderohet në rënie dhe ajo qeveri nuk mund të ushtrojë mandatin e mëtutjeshëm derisa të ketë zgjedhje dhe derisa vendi të bëhet me qeveri të re.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.