Hidromorava

Vendim i papritur i Lazios për Muriqin

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Buzëqeshja është rikthyer në fytyrën e Vedat Muriqit.

Sulmuesi kosovar e pati një periudhë të errët në Lazio, ku dështoi ta tregonte veten për një vit e gjysmë sa qëndroi në Itali.

E gjatë janarit u huazua në Mallorca, ku ka nisur ta rigjejë formën e dikurshme, shkruan “Gazeta Express”.

Prizrenasi i ka realizuar katër gola dhe e ka bërë një asistim deri tash në La Liga, duke e udhëhequr ekipin ishull drejt synimit për të mbetur në ligën elitare spanjolle.

Muriqi shënoi në fundjavë në fitoren ndaj Deportivo Alavesit pasi iu shmang mjaft mirë mbulimit të dy lojtarëve.

Paraprakisht, kishte realizuar edhe në fitoren e madhe ndaj Atletico Madridit.

E krejt këto kanë bërë që Lazio ta rimendojë shitjen e përfaqësuesit kosovar.

Eco Higjiena

Mallorca ka vendosur të mos e blejë kartonin e 27 vjeçarit, që nënkupton se ai do të rikthehet në Itali gjatë verës.

Deri tash flitej se Muriqi menjëherë do ta marrë rrugën drejt Turqisë, ku mund të transferohet në ish-klubin e tij, Fenerbahçe ose tek gjiganti tjetër turk, Galatasaray.

Por, në javët e fundit gjërat kanë ndryshuar dhe futbollisti kosovar mund të qëndrojë në Lazio.

Ish-futbollisti i Rizesporit mund të bëhet përsëri zëvendës i Ciro Immobiles, në tentim për ta treguar veten dhe për ta fituar një vend titullari, shkruan “Gazeta Express”.

Në Lazio, Muriqi i kishte zhvilluar 49 ndeshje dhe i kishte realizuar vetëm dy gola.

Por, në eksperiencën e dytë tek “Biancocelesti”, gjërat mund të ndryshojnë për mirë.

Pra, Muriqi është rikthyer në një lojtar të rëndësishëm dhe e ardhmja e tij mund të jetë më e ndritshme. /Gazeta Express/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.