Mobi Casa

Vendi i minuar nga serbët rrezikon jetën e banorëve

/ 3 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Ibish Ibishi këshilltarë komunal dhe banor i Mireshit tha se vendi i quajtur “Bahqe” mes Verbicës së Kmetocit dhe Mireshit është i minuar nga forcat serbe gjatë kohës së luftës. Kërkojmë urgjentisht që FSK-ja apo EULEX-i ta deminojnë dhe hetojë këtë vend.

Një vend i quajtur “Bahqe” me një perimetër prej 400 metrave në mes të fshatit Verbicë e Kmetocit dhe Miresh është tërësisht i minuar nga forcat serbe gjatë kohës së luftës. Në këtë vend para tri vitesh një banor 60 vjeçar ka humbur këmbën, pasi ka shkelur në vendin e minuar.

Rasti i fundit dhe më i freskët ka ndodhur me një ekip të KEK-ut i cili javën që shkojë gjithashtu hasi në vendin e minuar. Këto dy raste dhe rastet e tjera pas luftës në të njëjtin vend e kanë shqetësuar tej mase Ibish Ibishin këshilltar komunal nga radhët e AAK-së.

“Unë personalisht disa herë kam kërkuar edhe në Asamblenë Komunale, por edhe në takime me KFOR-in që ta shiritojnë hapësirën e minuar dhe të nisin hetimet”. Ibishi tha se ky vend është rrezik i përhershëm për të gjithë ata banorë që jetojnë dhe punojnë tokat, por edhe për qytetarët që rastësisht kalojnë aty pari.

RCCOLA

Ibishi tha për rajonipress se forcat e FSK-së dhe ata të EULEX-it duhet urgjentisht të dalin në vendin e ngjarjes, të regjistrojnë tërë hapësirën dhe të bëjnë ekzaminimin e terrenit. Sipas tij vetëm shiritimi i hapësirës nuk është i mjaftueshëm pasiqë ka kafshë që kalojnë rregullisht andej pari.

Edhe Ismet Hashani zëdhënës i policisë tha për rajonipress se policia e ka shirituar vendin pas rastit të KEK-ut. “Ne vetëm e kemi shirituar vendin sepse nuk kemi guxuar të hulumtojmë tutje për shkak të rrezikut që paraqesin minat e pa eksploduara. KFOR-i amerikan është munduar të ekzaminojë hapësirën e minuar, por me gjasë nuk kanë mundur ta pastrojnë tërësisht” tha Hashani.

Hashani ka apeluar tek banorët e asaj pjese që të kenë kujdes sepse minat ende vrasin dhe marrin jetë njerëzish. “Unë shpresoj që KFOR-i dhe FSK-ja do të dalin shumë shpejt në vendin e ngjarjes sepse tek e fundit ky rast dhe ai vend është edhe pjesë e hetimeve që lidhen me kohën e luftës” tha Hashani./rajonipress/