Vëllezërit Selmani, fizikisht në mërgim, por me shpirt e zemër në Medvegjë

Dy tre fjalë për një jetë të tërë gurbeti e pa u ndalur në kombëtarizëm dhe bëmirësi. Vëllezërit Selmani, fizikisht në mërgim, por me shpirt e zemër në Medvegjë.
Vëllezërit Selmani, kanë autoritet të lartë edhe tek miqtë zviceranë, prej më të madhit e deri tek më i vogli, e këtë e kanë arritur me punë dhe vetëm me punë, punë me djersë, e jo me llafe e duke u fryrë. Shumë gjëra të mira kanë bërë këta vëllezër, ata asnjëherë nuk iu ndalën bëmirësë, e kombëtarizmit, sa herë që është kërkuar dhe kërkohet ndihmë nga ta, për bëmirësi, kulturë e atdhe, nuk ndalen, nuk e shtrëngojnë grushtin, por japin, sepse, moto e tyre ishte: “Një dorë që jep, edhe perendia i jep”.
Kësaj radhe, përmes pak fjalëve, në këtë shkrim, do të mundohem, që të përshkruaj, një ditë gurbeti, një ditë të veçantë, kur sheh gjëra të mira dhe të duket vetja, se je në mes të atdheut, në mes të Medvegjës, ku tingëllon origjinal edhe biseda, buzëqeshja, mikëpritja dhe i thua vetes, jam në Gjenevë, apo në Medvegjë.
Kur i shikon në sy vëllezërit Selmani, menjëherë kupton një sinqeritet, një trimëri të përbashkët, të duken, se janë të shkrirë të tre vëllezërit në një ide, ku respektohet i madhi, ku respektohet puna, ku dëgjohet fjala dhe ku gjithçka shkon sipas rendit. Të jetosh me standarde europiane, por të mendosh shqip, të hash shqip, të punosh dhe të respektosh shqip. Jam matur, edhe më herët të ulem, të gjej momentin e inspirimit të shkrimit, që çdo shkronje ti jap frymë, që të dëgjohet një tik tak origjinal, sepse, po frigoj, se nuk do mundem të jap të tërën, ate që e ndjeva ate ditë e natë në mesin e vëllezërve Selmani.
Vërtet e papërshkrueshme, por këto fjalë, që po lexohen, janë të shpirtit, sepse vërtet,të dukej vetja i relaksuar. Ku ka më mirë, se të shoh vëllezërit duke buzëqeshur nëmes veti, kur përqafohen, dhe kur pasurinë ende e kanë të përbashkët. Mirë kanë thënë më të vjetrit, se ku ka shumë kuleta në një shtëpi, apo badifoka, si thuhet nëpër treva të ndryshme të atdheut tonë, atëherë, nuk ka bereqet, nuk ka sukses, aty ka ndarje, aty ka shtyerje dhe padyshim, se mungojnë të mirat. Kur janë bashkë, edhe suksesi është më i madh dhe i garantuar.Të rrallë janë vëllezërit, edhe pse i kanë kaluar shumë vite dhe të kenë fëmijët e rritur e disa prej tyre edhe nipa e mbesa dhe të mos e kenë të ndarë pasurinë. E kjo mos ndarje, tregon, se suksesi i tyre është i garantuar, sepse janë shumë mirë ekonomikisht, por edhe shpirtërisht, dhe shembull për të tjerët.
Aty ku ka “zjarr”, del tymi, e aty ku ka këngë, ka gazmend, aty ku ka buzëqeshje, aty ka humor, aty ka harmoni, aty ku ka bashkim, ka forcë. U mundova ta kapi për shpirti inspirimin tim dhe si duket, e gjeta zemrën e këtij frymëzimi. Para pak ditësh, konkretisht të premtën e kaluar, deshtëm të takojmë vëllezërit Selmani, edhe pse ne njihemi mirë, por deshtëm që ti takojmë së bashku dhe të nxjerrë një reportazh, të nxjerrë këtë shkrim, që të kontribuoj për të mirë në shoqëri dhe të jet model i së mirës. Takimin e realizuam pa asnjë pengesë, përmes mikut tonë, veprimtarit të madh, të palodhur, kryetarit të Shoqatës Humanitare “Medvegja” me qendrën e saj në Fully të Zvicrës, z.Zenel Neziri, i cili, është gjithnjë afër në bashkëpunim me këta vëllezër, sepse që të tre, me familjet e tyre komplet, janë pjesë e shoqatës në çdo takim dhe prej fillimit, vëllezërit Selmani, ishin Alfa dhe Omega e shoqatës. Ku kanë qenë vëllezërit Selmani, aty ka pasur unitet, e sukses, mjaftonë të shikohet tek shtëpia, për t`ia shikuar sukseset në shoqëri.
E pamundur është të jesh i suksesshëm në shoqëri, kur je i shkapërderdhur në familjen e ngushtë
Idenë tonë, për këtë takim, e pëlqeu miku jonë Zenel Neziri dhe ne menjëherë, u nisëm për në Gjenevë, me publicistin e mirënjohur Llukman Halili, për tu takuar fillimisht me z.Neziri dhe pastaj, për të shikuar mundësitë tjera për takim dhe bashkëbisedim me vëllezërit Selmani. Vëllezërit Selmani, një jetë të tërë, e kanë shkrirë për atdheun, pa u ndalur në bëmirësi dhe në aspektin kombëtarë. Nuk është e lehtë, ti nxjerrësh fjalë, për punën që kanë bërë në drejtim të atdheut, sepse ata, edhe sot e kësaj dite, nuk dinë të ndalin, japin dhe thojnë: “Dora e djathtë jep dhe e majta të mos e shoh”, sepse ndihmat i japin me zemër dhe jo për tu krenuar se kanë, apo për tu përmendur emri. Me të arritur në Gjenevë, në këtë qytet të bukur, shihej Aeroporti i Gjenevës dhe aty këta vëllezër kanë një zyre të tyre, që ushtrojnë punën e tyre, por të shtrirë, jo vetëm në këtë qytet, por në Lozanë e qytete tjera.
Të vish nga Medvegja, nga ai vend i bekuar dhe të kalosh me vite të tëra në gurbet dhe të jesh 100 % i lidhur me atdheun, është vërtet e shenjtë. E këta vëllezër me të ardhur në Zvicër, duke respektuar prindërit e tyre, e respektuar nëmes veti dhe miqtë e tyre përreth, e dita ditës, duke bërë miqë të tjerë dhe duke lënë respekt tek të gjithë, arritën në suksese edhe pse fillimisht ishin punëtorë me një pagë normale, por gjithnjë, duke menduar, se si të bëhen të pavarur. Kur menduam, se vëllezërit Selmani, paskan vetëm në zyre, e kuptuam menjëherë se kemi gabuar, sepse, ata kishin edhe shumë të tjera. Kënaqësi e veçantë, ishte, kur hynëm në një lagje, afër aeroportit, afër kompanisë së mirënjohur IKEA, kjo lagje, e cila ishte përplot me kamiona, e këta kamion ishin të markave të ndryshme dhe i thash vetes, ky miku jonë, ndoshta e humbi rrugën, se ne u futëm në një lagje të postës, apo të ndonjë kompanie të madhe transporti shtetërorë. E aty, na doli si zakonisht i buzëqeshur Fadili, vëllau i dytë i familjes Selmani, veprimtarë i paluhatshëm, i sjelleshëm dhe uroi mirëseardhje, ai ishte i shoqëruar me mikun e tij Shefqet Mehmetaj. Fjala e parë e Fadilit ishte: “Mirë se keni dalur vëllezër. Vërtet na keni gëzuar dhe nderuar.
Do të kalojmë një mbrëmje të mirë. Ju kisha lutur, që të ndjeheni si në shtëpinë tuaj. Pasi biseduam ashtu, si e do zakoni, Fadili, na tregoi, se vëllezërit e tij, Ismeti, që është vëllau i madh i familjes Selmani dhe Shabani, vëllau më i vogël. Kur kaluan pesëmbëdhjet minuta, arriti Ismeti, i lindur më 1966, për disa vjetë me radhë ishte kryetar i Shoqatës Humanitare “Medvegja”, por edhe sot e kësaj dite, nuk ka pushim për bëmirësinë e tij, ai gjithmonë është afër shoqatës. Ismeti, me të hyrë në ambientin tonë, ai na përqafoi me zemër, ashtu si përqafohen miqtë në odën e tyre të fshatit Kapit në Medvegjë dhe na tha: “Më besoni, e di se jemi në Gjenevë, por do të flasim e ndjehemi sikur në Kapit, në fshatin tim të Medvegjës kreshnike. Shumë mirë ja keni bërë që keni dalur këndej”. Duke bashkëbiseduar me z.Neziri, Halili, Mehmetaj e Selmani, ja arriti vëllau i vogël Shabani, i lindur më 1973. Sapo hyri, edhe vëllezërit e tij, Ismeti dhe Fadili u ngritën në këmbë, u përqafuan, sepse ata gjatë ditës janë dëgjuar disa herë, dhe normal, se jetojnë nëpër shtëpi të veta, por pasurinë në mbrëmje e shikojnë se si e kanë kaluar dhe në fund të vitit del me suksese. Nuk shikohet, se a është më i madh dhe të mos lëviz vendin, për shenjtë respekti, por kur flet vëllau i madh, të tjerët e dëgjojnë dhe kur flet i vogli e përcjellin dhe padyshim, kur flet Fadili, me seriozitetin e tij, të bënë që çdo fjalë ta marrësh.
Tre vëllezërit Selmani, flasin pak, por punojnë shumë dhe fjalët e tyre kishin mesazhe, mesazhe uniteti dhe veprimi konkret.
Bisedë pas bisede, ashtu duke buzëqeshur, ashtu si flasin miqtë pa dorëza nëmes veti, vëllezërit Selmani, kishin rezervuar një vend për të shkuar e darkuar, sepse, traditën duhet përcjellur na thotë Ismeti, se mikun, pa bukë e krip e zemër, nuk duhet kthyer. Gjatë bisedës, mësuam shumë gjëra të mira, që nuk do ti harrojmë për jetë. Hiq më pak se 70 punëtorë janë në firmën e “Creanit” në Gjenevë, që e drejtojnë vëllezërit Selmani, por edhe “Coop Pronto”, që kanë në Lozanë dhe Gjenevë, e aty janë 50 punëtorë, me një fjalë, nga vëllezërit Selmani, janë të punësuar 120 punëtorë, por edhe pjesëtarë të familjes. A nuk është ky sukses, që duhet përmendur e shkruar? Përgjigja, natyrisht, se vjenë menjëherë, se duhet shkruar, por mbi të gjitha është, ajo pjesë e dimantit të kulmit është, se janë ende bashkë, jetojnë me pasur të përbashkët. E tash, sigurisht se nuk kemi koment…Por, shpirti, natyrisht, se flet diçka, e kjo diçka, është, Ju lumtë, vërtet ju lumtë, urim i shpirtit. Lumët ata prindër që ju kanë. Hiq më pak se 65 kamionë, që ecin nëpër tërë Zvicrën e europën, pa u ndalur, duke bashkëpunuar me kompanitë më të njohura të transportit në Zvicër dhe europë.
Të bësh natën ditë, për të pasur suksese. E tek vëllezërit Selmani, është më se aktuale kjo thënie.
Të zgjohesh në ora 4 të mëngjesit, e të bish të pushosh në ora 21.00 dhe para se të bësh gjum, dëgjohen nëmes veti, këta vëllezër dhe urojnë njëri tjetrin për suksese tjera. E çka është edhe më e mira, gjenerata e tretë, pra fëmijët e tyre, kalojnë shumë mirë nëmes veti, ata, nuk shpëtojnë natë, pa shkuar tek njëri tjetri, duke biseduar e luajtur e mësuar. Normal, se rinia, merr modele nga më të vjetrit. Vërtet me u kënaq nga ky bashkëpunim e rregull familjarë. Vëllezërit Selmani, kanë autoritet të lartë edhe tek miqtë zviceranë, prej më të madhit e deri tek më i vogli, e këtë e kanë arritur me punë dhe vetëm me punë, punë me djersë, e jo me llafe e duke u fryrë.
Shumë gjëra të mira kanë bërë këta vëllezër, ata asnjëherë nuk iu ndalën bëmirësë, e kombëtarizmit, sa herë që është kërkuar dhe kërkohet ndihmë nga ta, për bëmirësi, kulturë e atdhe, nuk ndalen, nuk e shtrëngojnë grushtin, por japin, sepse, moto e tyre ishte: “Një dorë që jep, edhe perendia i jep”. Selia e firmës “Creanit” është në Valis, por nga viti 2005 është edhe në Gjenevë. Thuajse e gjithë Gjeneva, janë të njohur me punën serioze që bëjnë këta vëllezër me ekipin e tyre, e Shabani, vëllau i vogël, ai, menaxhon, ose më mirë i shkon menaxhimi me transport, sepse ka vërtet miqësi të jashtëzakonshme me biznesmen të kësaj fushe, e Ismeti dhe Fadili, e ndihmojnë, por, duke shikuar, që të shtrihen edhe me biznese tjera në Coop Pronto, që është një kompani shumë e fuqishme në Zvicër, që ka pompë benzine dhe vetëshërbim të shpejtë. Kur i dëgjon këta vëllezër, se si punohet me përkushtim, vërtet habitesh për të mirë.
Gjithçka është e përpiktë, nuk ka lëshime në punë, por me seriozitet dhe punë e shërbim cilësorë arrinë në suksese. Ismeti, Fadili e Shabani, kudo që hyjnë e dalin në Gjenevë, e kishin derën e hapur, e këtë e dëshmoj, edhe vetë, sepse, ma pa syri, me të futur në një restaurant në periferi të Gjenevës, në një restaurant të mrekullueshëm, tipik zviceran, me traditë shumë vjeçare, pronari i restaurantit, del dhe i pret vëllezërit Selmani dhe i dërgon deri tek tavolina e rezervimit për të darkuar apo drekuar. Kjo ishte interesante. Një zviceranë, me traditë në kuzhinë, i njohur në rrethinë, si mjeshtër i madh, i pret me zemër dhe i rrinë afër me orë të tëra, duke i shërbyer vet dhe jo ndonjë punëtorë i tij. Ismeti, Fadili e Shabani, njerëz modest, nuk i kënaq rrahja e gjoksit, ata nuk flasin vend e pa vend, por, punojnë, sepse vetëm me punë arrihen sukseset e dëshiruara, na thojnë ndër të tjera vëllezërit Selmani. Në çdo bisedë, nuk i ik tema e Medvegjës, ata për çdo pushim shkojnë në Medvegjë, nuk i shesin asnjëherë tokat që i kanë dhe kanë edhe projekte të shumta për atje, por do të vija dita, siç thonë e do të investojnë, jo vetëm këta, por edhe miqtë e tyre zviceranë, sepse ajo Medvegjë e meriton.
Vëllezërit Neziri nga Stara Banja, fshat ky i cili kufizohet me kufirin e Kosovës dhe vëllezërit Selmani, janë thuajse për të gjithë veprimtarët, si andej atdheut, por edhe në Europë dhe Amerikën e largët, si kokat e shqiponjës në flamur, sepse asnjëherë nuk dinë të ndalen për atdhe. E këtë na thanë edhe vëllezërit Selmani, se me vëllezërit Neziri, gjithmonë kemi qenë bashkë dhe jemi. E babai i vëllezërve Selmani, Baci Limon, është krenarë me suksesin e bijëve të tyre dhe ai është një ndër themeluesit kryesorë të shoqatës humanitare “Medvegja”, ku i vogël dhe i madh, e njohin, për punën që ka bërë. Ai vërtet është frymëzues edhe për gjeneratat e reja dhe i ka edukuar më së miri bijtë e tyre, që të jenë shembull në rrethinë dhe më gjerë. Për Bacin Limon, kemi dëgjuar edhe disa herë më parë, nga kryetar i SHH “Medvegja”, z.Zenel Neziri dhe nga vëllau i tij Musa, veprimtarë i madh, arqitekti i SHHKA “Medvegja” në Zvicër, shoqërisë së parë kulturo artistike, që po shkëlqen, jo vetëm në manifestimet shqiptare, por edhe tek ato zvicerane. Gjithmonë, vëllezërit Selmani, kanë gjetur fjalë dhe ide të përbashkëta me vëllezërit Neziri, dhe ata bashkëpunojnë nëmes veti për Medvegjën e dashur.
Kur përmendet Medvegja, i sheh të emocionuar vëllezërit Selmani, prandaj, as kjo mbrëmje, nuk shpëtoi, pa i thurur vargje e këngë Medvegjës, asaj Medvegje, që ka rritur e rritë trima ndër shekuj, kujto Zenel Hajdinin, Akademik Idriz Ajetin, e Xhim Xhemën e shumë e shumë të tjerë. Ajo Medvegjë, që në zemër i flenë Ismetit, Fadilit e Shabanit. Në fund të kësaj mbrëmjeje miqëse, u pa, se ora kishte shkuar 03.00 të mesnatës dhe u desht që të ecim për në Cyrih, pasi që, edhe ne, por edhe vëllezërit Selmani e miku jonë Zenel Neziri, e kishin ditë pune, por që të gjithë na thanë: “Nuk është problem, ne punojmë pa u ndalur dhe nuk lodhemi, sepse jemi kënaqur sonte me biseda e tema të ndryshme”. Si edhe herave tjera, edhe kësaj here, z.Halili, që gjithmonë dinë të mbaj të freskët bisedën, mori leje, që të ndahemi nga ky takim, por për tu takuar edhe herave tjera dhe për tu uruar me njëri tjetrin, për suksese të vazhdueshme dhe pa u ndalur. E, tash, kur menduam të dalim e të nisemi, e kuptuam se ishim në Zvicër, sepse tërë mbrëmja ishte kryekëput si në konakun tipik të Bacit Limon në Kapit të Medvegjës. Përshëndetja ishte vëllazërore, nëmes nesh, nëmes Zenel Nezirit dhe vëllezërve Selmani. Mbrëmje, që nuk do të harrohet dhe tregon se vetëm me bashkim, arrihen të gjitha sukseset. E fjala e fundit e këtij takimi, me që ishim musafirë të vëllezërve Selmani ishte: “Sa herë që do të përmendni Medvegjën, Ju miqtë e mi, LLukman dhe Dashnim, dijeni, se do të ndjeheni më mirë, por jepuni porosi edhe miqëve të tjerë të profesionit tuaj, që të mos e harrojnë ate Medvegjë, ate Medvegjë të ëmbël, ate Medvegjë të Skënderbeut e Adem Jasharit”./Teksti dhe foto: Dashnim Hebibi/medvegjanet/