FIDANISHTJA

Vëllezërit Blend dhe Eris Ejupi dhurojnë shtatë laptopë (Macbook) për nevojat e shkollave të Podujevës

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Nga Alketa Zejnullahu – Blend dhe Eris Ejupi nga Vendenisi i Podujevës duke parë si domosdoshmëri digjitalizimin e shkollave të Republikës së Kosovës, sot sollën shtatë laptopë (Macbokk) në Drejtorinë e Arsimit të komunës së Podujevës, donacion nga organizata “Manchester Aid to Kosova”

Këta laptopë brenda dy-tri ditëve do t’u ndahen tri Shkollave të Mesme të Ulëta të kësaj komune.

Gjesti i vëllezërve Ejupi u vlerësua lartë nga zonja Marigona Lahu, Zëvendëskryetare e komunës së Podujevës.

Zonja, Lahu e mahnitur me nismën e këtyre dy të rinjve me fjalët më të përzgjedhura i falënderoi ata.

Asaj aq sa i bëri përshtypje dhurata e miqve anglezë, aq i bëri edhe ideja e këtyre djemve të shkëlqyer dhe vullnetmirë.

Në këtë takim mori pjesë edhe z. Avni Fetahu, Drejtor i Departamentit të Arsimit në komunën e Podujevës.

Edhe z. Fetahu, këtë moment e përshkroi si një moment gëzim dhe shprese, ngase ish-nxënësit e dikurshëm të gjimnazit “Aleksandër Xhuvani” të komunës së Podujevës, me vepra konkrete po i ndihmojnë institucionet dhe shkollat tona.

Eco Higjiena

Fetahu, përveç vëllezërve Ejupi nga zemra falënderoi edhe organizatën “Manchester Aid to Kosova“ donatore e kësaj ndihme me mjaft vlerë.

Blend Ejupi 22 vjeçar vitin që shkoi me rezultate të larta i ka përfunduar studimet në lëmin e Informatikës në “American University of Kosova” të Prishtinës.

Ai falë aftësive të fituara gjatë studimeve menjëherë është inkuadruar në punë në organizatën Manchester Aid to Kosova, përfaqësia në Prishtinë.

Rrugën e Blendit po e ndjek edhe i vëlla i tij 18 vjeç Eris Ejupi. Ai sivjet i ka filluar studimet në të njëjtën fushë në University of Northampton të Anglisë.

Puna hulumtuese dhe projektet e prezantuara të tij janë mjaft shpresëdhënëse dhe me sinjale që edhe ai do të jetë i suksesshëm si në studime ashtu edhe në punën praktike.

Kjo iniciativë humane e këtyre dy vëllezërve që ndihmon zhvillimin dhe progresin e vendit duhet të jetë inkurajuese edhe për të rinjtë e tjerë./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.