Mobi Casa

Vëllazëri e ndarë

/ 1 minutë lexim
ARKATANA

Poezi nga Ruzhdi Kqiku

Disa ndërruan
një fe që
që të ruanin
një gjuhë e një atdhe

Disa ndërruan
gjuhë e atdhe
që ta ruanin
veç një fe

Disa u ngjitën
shkurrave
ku thante
erë veriu

Veç si
si asket
se s’bëhej
jetë njeriu

Disa u bënë
gurë e dhe
për emrin
e Mollës së Kuqe

U shndërruan
në varre
që të ruhej
Nishi e Arbanasi

Disa nga lakmija
ndërruan fe e atdhe
u zhduken
pa shej e nishan

Anë e kënd
globit si
ve qyqesh
u shpërndanë

ARKATANA

E që të shkundej
ndërgjegjja
Jasharajt
u bënë flij

Me çpatën
u shkrinë
veç për
shqiptari

U ngritën
si në legjendë
me trup
vigani

Kur me ta
u përballë
e u trand
satani

Ranë për
tokën e tyre
si lulëkuqe
që të mbijnë

Që ta hijeshojnë
atdheun
anë e kënd
Arbërinë

Nëpër tër
atdheun
për liri
e dritë

Që brezat
në ardhje
krenarë
më u rritë

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.