Vëllai i Obamës: Kam patur 12 gra

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Malik Obama ka pranuar të flasë për herë të parë në publik në një intervistë të gjatë. Javën e kaluar ai humbi zgjedhjet dhe dështoi në përpjekjen e tij për të marrë pushtetin në Kenia.

Malik thotë se ka mbajtur lidhje me vëllain e tij Barack Obama dhe se ka qenë pjesë e dasmës së tij.

Uji Dea

Ai tregon se viziton Shtëpinë e Bardhë çdo vit dhe se gjithmonë Barack është në telefon duke biseduar për çështje pune. Nuk heziton të tregojë se gjithnjë keqkuptohet për të qenit me ngjyrë dhe mysliman.

Në vlerësimin e tij, Barack mund dhe duhet të bëjë më shumë për familjen e tij në Kenia duke u dërguar atyre para. Malik ka patur 12 gra dhe akuzohet se njërën prej tyre e ka dhunuar në mënyrë të konsiderueshme.