Uji Dea

Veliu: AKSH-ja s’mund ta zgjidhë çështjen kombëtare

/ 2 minuta lexim

Kryetari i Shoqatës së Veteranëve të Luftës (SHVL), Fazli Veliu, në një prononcim të tij për Zhurnal plus, ka thënë se të gjitha strukturat tjera që dalin jashtë UÇK-së nuk mund ta zgjidhin çështjen kombëtare dhe se për momentin më me rëndësi është që emblema e UÇPMB-së në Preshevë të mbrohet në mënyrë institucionale.

Ai madje ka anashkaluar në mënyrë të butë të komentojë shfaqjen publike të AKSH-së, informacion të cilin me video incizim e paraqiti KTV-ja e Kosovës . “Shqiptarët e UÇK-së i besuan strukturat e luftës për pavarësinë e Kosovës dhe për barazinë në IRJM. Ka nga kreu i UÇK-së që kanë deklaruar me përkushtim që do të mbrojnë emblemën e UÇPMB-së.

Ka kontakte dhe organizime mes institucioneve të Shqipërisë e të Kosovës që në koordinim dhe mbështetje edhe të faktorit ndërkombëtar të mbrojnë emblemën në Preshevë dhe këto janë ato që do të vendosin deri më 17 janar se si do të jetë çështja e emblemës atje dhe e gjithë emblemës së UÇK-së.

Të gjitha strukturat tjera joinstitucionale, që dalin jashtë UÇK-së, nuk mund të zgjidhin çështjen kombëtare, sepse tani kjo çështje zgjidhjet nga institucionet e Kosovës, Shqipërisë dhe mbështetjes së faktorit ndërkombëtar”, tha Veliu.

Eco Higjiena

Ndërkohë, përfaqësuesi i OVL-UÇK, Besim Hoda ka thënë se janë gjithnjë në vëzhgim të situatës dhe në bashkëveprim me të gjitha organizatat e dala nga lufta, si në Preshevë, si në Kosovë.

“Ne nuk mund të komentojmë AKSH-në sepse të gjitha deklarimet janë me maska, ndërsa sa i përket rrezikut dhe gjendjes që paraqitet, ne gjithmonë do të jemi në koordinim dhe do të veprojmë të koordinuar në bazë të situatës”, ka thënë Hoda.

Ai ka shtuar se qëllimi i OVL-UÇK është që në vazhdimësi të jetë në mbrojtje të interesit kombëtar dhe në mbrojtje të gjakut të dëshmorëve të rënë kudo qofshin ata, në Preshevë, Kosovë apo Maqedoni.