Uji Dea

Velija: Korruptuam edhe OSHP-në, sllovenët ishin më të lirë

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Natali Velija po pretendon se kishte një organizim “shtetëror” për ta bërë fitues të tenderit me çdo kusht kompaninë austriake OeSD.

Përfaqësuesja në Kosovë e kompanisë austriake për prodhimin e pasaportave pretendon se partneri i saj nuk i ka plotësuar kushtet fare për ta fituar tenderin. Këto kushte, sipas saj, janë plotësuar nga një kompani gjermane dhe një sllovene.

Mirëpo, sipas shpjegimeve të saj që ka dhënë në Prokurori, tenderi i është përshtatur OeSD-së, derisa ka pasur organizim korruptimi, që ankesat e kompanive të tjera të rrezohen nga Organi Shqyrtues i Prokurimit.

Velija u ka deklaruar prokurorëve se Besnik Berisha ka qenë i angazhuar që nga shuma prej 475 mijë eurosh, të cilat pretendon se ia ka dhënë në një restorant në Ferizaj, 80 mijë të shkojnë për OSHP-në si ryshfet.

“Austriakët nuk i kanë plotësuar kushtet, mirëpo me 10 për qind ryshfet tenderi i është dhënë asaj. Paraprakisht ishte planifikuar një shumë për OSHP-në që të hidheshin poshtë të gjitha ankesat. Sllovendët kanë qenë diku 600 mijë euro më të lirë, por janë eliminuar kinse nuk kanë kapacitet për prodhimin e 3.500 pasaportave në ditë”, ka thënë një burim i “Kohës Ditore”, duke sqaruar pretendimet e Velijajt.

Mobi Casa

Por këto pohime i ka hedhur poshtë OSHP-ja, si dhe Besnik Berisha, drejtori i suspenduar i Departamentit për prodhimin e dokumenteve në MPB.

“Deklaroj se “Te Gjyla” ka 2 vjet që nuk kamë qenë dhe edhe njëherë deklaroj se me Natali Velijajn nuk jamë takuar asnjëherë në asnjë restorant”, ka thënë Berisha.
Ndërkohë udëheqësi i OSHP-së, Hysni Hoxha, ka deklaruar se nuk është në dijeni që ndokush në institucionin që ai drejton ka marrë para. Ai ka kërkuar zbardhjen e këtij rasti dhe të pretendimeve të Velijajt.

Hoxha fillimisht ka refuzuar të tregojë se kush janë anëtarët të cilët në vitin 2011 kishin hedhur poshtë ankesën e kompanisë sllovene.

“Në atë lëndë kanë qenë anëtarë të komisionit Ekrem Salihu, unë, Hysni Hoxha dhe Tefik Sylejmani. Kujt ja ka dhënë ajo është mirë me fol e me e sqaru se kujt”, ka thënë Hoxha./Indeksonline/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.