RCCOLA

Velekinca vërshohet nga uji dhe kanalizimi, shumë familje dëmtohen, e komuna heshtë

/ 1 minutë lexim
Fundamenti

Gjilan – Sokol Shabani banor në Velekincë thotë se dje dhe sot uji ka vërshuar shumë familje ndërsa kanalizimi ka dëmtuar shumë ekonomi familjare. Komuna e Gjilanit as që po duket e gjallë përkundër kërkesave të shumta që ju kemi drejtuar shprehet Shabani.

Vërshimet e fundit në Gjilan kanë prekur edhe shumë shtëpi e ekonomi familjare në Velekincë.

Sokol Shabani banor në Velekincë është i dëshpëruar me neglizhencën e Komunës së Gjilanit e cila asnjëherë nuk ka reaguar për ta eliminuar problemin e ujërave të zeza. “Komuna e Gjilanit as që po duket e gjallë përkundër kërkesave të shumta që ju kemi drejtuar” shprehet Shabani.

UBT

Shabani thotë se nga vërshimet e fundit jeta është bërë e padurueshme nga përhapja e kanalizimit. “Komuna duhet të ndërmarrë diçka, ajo duhet të përballet me këto pasoja e jo të mbyllin telefonat e të shkojnë në pushimet verore. Vërtet është për turp e për keqardhje nga kjo qeverisje” shprehet i revoltuar Shabani./rajonipress/