Eko Higjiena

Veç fjalë

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Kosovarëve u është harxhuar durimi. Por, pak gjasa ka që ata të dalin në protesta për çështje sociale, e sidomos për ngritjen e çmimit të bukës.

Njohësit e ekonomisë thonë se në Kosovë mungon tradita e protestave të kësaj natyre. Edhe kreu i BSPK-së, Haxhi Arifi, që e paralajmëroi protestën kundër shtrenjtimit të bukës, nuk është shumë optimist për organizimin e saj. Të gjithë thonë se mbetet të shihet çfarë do të ndodhë në shtator.

Kur flasin, kosovarët të japin përshtypjen e revolucionarit. Sa herë që ndodh diçka në vend, nuk lënë pa e diskutuar në detaje dhe pa e kritikuar qeverinë si fajtor.

Sidomos kur është në pyetje shtrenjtimi i produkteve elementare.

Por, të paktë janë ata që përveç muhabeteve të odave dhe kafeneve i kundërshtojnë seriozisht shtrenjtimit. Idetë për organizimin e protestave kundër ngritjes së çmimit të naftës, rrymës e tash së fundi edhe bukës nuk kanë shkuar më larg se në këtë nivel.

Fundamenti

Njohësit e ekonomisë dyshojnë se edhe propozimi i fundit nga Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës për protestë me të cilën do të kundërshtohet shtrenjtimi i bukës nga 35-40 centë nuk do të realizohet.

Madje edhe vetë kreu i BSPK-së, Haxhi Arifi është në mëdyshje.

“Kërkesa ka mjaft prej të gjitha shoqatave që të protestohet. Por deri në shtator s’mund të bëjmë asgjë. Nuk e kemi problem organizimin, por kjo varet prej degëve dhe shoqatave”, thekson Arifi.

Sipas tij, kërkesa ka pasur edhe më herët, por janë degët ato që vendosin nëse duhet të mbahet protesta ose jo.(express)