Fundamenti

Vebih Salihu: Me AKR-në do t`i kthehet shpresa qytetarëve në institucionet publike

/ 3 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – AKR në Gjilan themelon Nëndegën në fshatin Shurdhan. Takimin e hapi anëtari i kryesisë, Vehbi Salihu (njëherit shef shtabi zgjedhorë në degë), i cili falënderoj iniciatorët për organizimin e këtij kuvendi të nëndegës.

Vebi Salihu tha se unë ju garantoj se me AKR-në do t`i kthehet shpresa qytetarëve në institucionet publike. “Unë besoj se këto zgjedhje janë përcaktuese për të ardhmen e vendit ku me votën tuaj do të ndani të mirën nga e keqja, programi i AKR-së është i bazuar në zhvillimin ekonomik të vendit”.

Të pranishmit i përshëndeti anëtari i kryesisë, Tefik Ibrahimi duke thënë se nuk ka shqiptar më autoritativ, më të respektuar në botë se Presidenti Behgjet Pacolli të cilin e njeh bota mbarë për mrekullitë e tija të ndërtuara me vite kudo. “Është një njeri që ka dhënë gjithçka për popullin e tij, është koha që ne ta vlerësojmë dhe ta shpërblejmë duke e votuar, sepse e meriton mbështetjen tonë”.

Po ashtu të pranishmit i përshëndeti anëtarja e kryesisë së degës znj.Drita Maliqi.”Ju lutem të punojmë të angazhohemi së bashku për një AKR e cila do ta kthej shpresën për Kosovën, një gjendje të tillë të mjerueshme e ndërron vetëm se vota e qytetarit.

Eco Higjiena

Punimet e kuvendit i hapi sekretari i degës Arianit Ibrahim derisa tha se ndihet i gëzuar që AKR po shtrihet në të gjitha lokalitetet e qytetit në çdo cep, lagje dhe fshatra. “Vizioni i Presidentit Pacolli për zhvillim ekonomik është më i duhuri që t`i kthehet perspektiva e të rinjëve që çdo ditë e më shumë po e braktisin vendin si pasoj e kushteve të rënda për jetë, andaj vota juaj në këto zgjedhje është mase e vlefshme që ti jepni një goditje të fuqishme atyre që e degraduan çdo vlerë të këtij vendi”.

Nga delegatët e pranishëm për kryetar u propozua Ibush Sahiti, dhe morri mbështetjen e plotë, ku u votua me aklamacion, po ashtu u përzgjedh dhe kryesia që do të udhëheqë me këtë nëndegë./rajonipress/

1. Ibush Sahiti Kryetar
2. Shaqir Shabani Nënkryetar
3. Elvi Mehmeti Nënkryetar
4. Abdulla Idrizi Sekretar

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.