Uji Dea

Vdiq nga dehitratimi

/ 2 minuta lexim
RCCOLA

Trupi i pajetë i poetit Ali Podrimja mbërrin të enjten paradite në Kosovë. Raporti mjekoligjor i kryer nga autoritetet franceze thekson se mbi të nuk është ushtruar dhunë. Supozohet se akademik Podrimja nuk ka bërë vetëvrasje, por duke humbur orientimin në pyll, ka vdekur si pasojë e dehidratimit.

Poetin e madh kosovar, Ali Podrimja, nuk e ka vrarë askush.

E, as nuk ka bërë vetëvrasje.

Vdekja dyshohet të jetë si pasojë e dehidratimit.

Kështu i kanë thënë të martën gazetës Express, burime të afërta me rastin.

Tashmë autoritetet franceze vetëm se kanë përfunduar procesin e obduksionit të trupit të pajetë të poetit.

UBT

Sipas rezultateve, mbi trupin e tij nuk janë vërejtur shenja dhune apo sulmi.

Autoritetet franceze supozojnë se vdekja Podrimes i është shkaktuar nga dehidrimi.

Express ka mësuar se raporti i autopsisë nuk pritet të mbërrijë në Kosovë para dy javësh, për shkak të procedurave ligjore që duhen zbatuar.

Por në të njëjtën kohë, trupi i pajetë i poetit nuk do të presë kaq gjatë që të varroset në vendlindjen që e deshi aq shumë, e për të cilën shkroi aq shumë poezi.

Shkrimin e plotë mund ta lexoni në Express…