KKVITI

Vdiq Nelson Mandela

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Presidenti i parë zezak i Afrikës së Jugut dhe ikona e luftës kundër aparteidit, Nelson Mandela, vdiq sot në moshën 95 vjeçare.

Mandela ka udhëhequr tranzicionin e Afrikës së Jugut nga sundimit i pakicës së bardhë në vitet ’90 të shekullit të kaluar.

Ai kishte marrë një trajtim të gjatë mjekësor në shtëpi, pas tri muajve të kaluara në spital, për shkak të një infeksioni në mushkëri.

KKVITI

Në një deklaratë në televizionin kombëtar të Afrikës së Jugut, presidenti Jacob Zuma tha se Mandela “u nda nga ne në paqe”.

“Kombi jonë humbi djalin më të madh”, theksoi ai.