Eko Higjiena

Vdesin në punë

/ 2 minuta lexim
FITORJA

Në mars të këtij viti, 52-vjeçari, Kadri Dobratiqi, ka gjetur vdekjen, derisa po punonte në një trafo të energjisë elektrike në lagjen “Tokbashqe“ në Prishtinë.

Dobratiqi ka ngelur i vdekur nga energjia elektrike, pasi që të njëjtit nuk i është treguar fare se një pjesë e trafos ku ai po punonte kishte energji elektrike.

Dobratriqi ka lënë në shtëpi gruan dhe katër fëmijë, me vetëm një anëtar të punësuar, që është djali i tij Arlindi, i cili tani zëvendëson babanë dhe mban familjen.

Sipas të dhënave të Inspektoratit të Punës që vepron në kuadër të Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale, vdekje të regjistruara gjatë punës në vitin 2012 janë 17, ndërsa gjatë gjashtëmujorit të parë të këtij viti janë regjistruar 7 raste të tilla. Por, të njëjtit nuk japin detaje se në cilat kompani kanë ndodhur këto raste, dhe si kanë ndodhur ato.

Uji Dea

Sidoqoftë, aq sa është bërë publike nëpër media, për një kohë jo shumë të gjatë katër punëtorë kanë gjetur vdekjen gjatë orarit të punës, vetëm në kompaninë private “Bechtel&Enka”, e cila po ndërton autostradën Kosovë-Shqipëri.

Njëri prej tyre ishte vetëm 26 vjeç dhe ka vdekur pasi që është shkelur me ekskavator të kompanisë ku po punonte, dy të tjerë kanë vdekur pasi që janë goditur nga shtyllat e tensionit të lartë (trafot elektrike), derisa po punonin në autostradë.

Për të katër rastet është thënë se janë nisur hetimet, por nuk ka shkuar shumë kohë dhe për të gjitha janë mbyllur çështjet pa asnjë sqarim dhe pa u dënuar askush…(Zëri)

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.