ARKATANA

Vdes senatori John McCain

/ 1 minutë lexim
KKVITI

Ka vdekur në moshën 81 vjeçare, senatori republikan John McCain.
John McCain ka ndërruar jetë të shtunën, në shtëpinë e tij në Arizona, njofton zyra e tij.

McCain, që ishte senator për tri dekada, vuante nga kanceri në tru, ndërsa ishte diagnosifikuar në korrik të vitit 2017, shkruan Gazeta Express.

Senatori ishte operuar gjatë prillit të këtij viti.

Fundamenti

McCain i ka shërbyer Shteteve të Bashkuara të Amerikës për disa dekada dhe kishte garuar edhe në zgjedhjet presidenciale.

Sipas njoftimin nga familja e tij, McCain ndërroi jetë në pasditen e së shtunës, pranë gruas së tij, Cindyt. /Express/