RCCOLA

Vdes përkrahësi i Vetëvendosjes në Viti

/ 1 minutë lexim
Fundamenti

Gjilan – Sot, më 19 janar, gjatë debatit në tribunën e Lëvizjes Vetëvendosje të mbajtur në Viti, teksa fliste pasi që e kishte marrë fjalën, Shyqri Sylejmani, pjesëmarrës në tribunë, njëherësh përkrahës i Lëvizjes Vetëvendosje, pësoi një sulm kardiak dhe ndërroi jetë, njofton Lëvizja Vetëvendosje.

I ndjeri ishte punëtor shumëvjeçar i arsimit në komunën e Vitisë dhe më herët edhe drejtor i shkollës fillore “Nazmi Pajaziti” në fshatin Radivojcë.

RCCOLA

Pas këtij rasti tragjik, Lëvizja Vetëvendosje! anuloi të gjitha aktivitetet e saj, të planifikuara për sot.

Me këtë rast shprehim ngushëllimet tona më të thella, familjes, kolegëve dhe miqve të të ndjerit./rajonipress/