Hidromorava

Vdes pasi e hedhin nga ballkoni

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Ngjarja e rëndë e vdekjes së një personi, i rrahur fillimisht me mjete të forta dhe më pas i hedhur nga ballkoni, në afërsi të zonës së Sanatoriumit në Tiranë ka pasur si shkak një sherr në lokal.

Burime zyrtare nga policia thanë për agjencinë e lajmeve noa, se viktima i identifikuar si Remzi Çollaku i moshës 30 vjeç dyshohet të jetë shtyrë nga një ballkon pas sherrit, çka mendohet të ketë çuar në humbjen e jetës së të ndjerit.

ARKATANA

Mendohet se viktima është konfliktuar me një tjetër person në brendësi të lokalit dhe pasi janë qëlluar mes tyre, mendohet se pjesëtari tjetër në sherr e ka shtyrë Çollakun nga ballkoni.

Nga ana e uniformave blu lidhur ka nisur puna për identifikimin e autorit të ngjarjes i dyshuar si L.Zaimi si dhe të motiveve që çuan në humbjen e jetës së të riut, ndërsa vijojnë hetimet për të përfshirë të tjerë në ngjarje.