Vdes nga kanceri, mbante mushkëritë e transplantuara të një duhanxhiu

/ 3 minuta lexim
Uji Dea

Ajo që kishte shokuar 27 vjeçaren kur e kishte marrë vesh diagnozën kishte qenë se mushkëritë që po i mbante, kishin qenë të dikujt që kishte tymosur 20 cigare në ditë
Mushkëritë e implantuara i kishin kthyer shpresën e humbur për jetë anglezes 27 vjeçe, Jennifer Wederell.

Por ajo që duhej të ishte shpëtim për Jenniferin u shndërrua në një vdekje të tmershme për të. Mushkëria që i ishte implantuar, i kishte takuar më parë një personi konsumues të madh të duhanit.

Jennifer vuante që nga lindja, nga një sëmundje e rëndë e çrregullimit të matabolizmit që quhet fibroza cistike. Kjo sëmundje e kufizon shumë funksionimin e mushkërive, kështu që vajza duhej gjatë gjithë kohës të jetonte e lidhu për aparate. Nga sëmundja e njëjtë kishte vdekur edhe vëllai i saj.

Pas 18 muaj pritjeje në listë, më në fund sigurohen mushkëritë për Jenniferin. Por gëzimi për to zgjati më pak se një vit. Pas kësaj periudhe asaj i diagnostifikohet kanceri në mushkëri, nga i cili dhe vdes katër muaj më vonë, në gusht të vitit 2012.

Ndërkaq, ajo që kishte shokuar 27 vjeçaren kur e kishte marrë vesh diagnozën kishte qenë se mushkëritë që po i mbante, kishin qenë të dikujt që kishte tymosur 20 cigare në ditë.

Uji Dea

“Jenniferi nuk do ta pranonte kurrë një transplantim të tillë, sikur ta dinte”, thotë babai i saj për mediet angleze. “Ajo urrente duhanin. Më me dëshirë do të priste më tutje, me gjithë rreziqet që e kërcënonin, se sa të pranonte mushkëritë e një duhanxhiu”.

Tumorët malinj i qenë shpërndarë në gjithë trupin ashtu që mjekët nuk mund të bënin më asgjë për të. “Ajo ka pësuar vdekjen që i takonte dikujt tjetër”, ka thënë për BBC-në, babai i viktimës.

Por, siç shkruan “Telegraph”, 40 për qind të mushkërive të dhuruara për transplantim në Angli janë të personave që kanë tymosur duhan. Spitali ka kërkuar falje dhe ka vënë në pah se Jenniferit është dashur t`i jepej mundësia të vendoste kundër transplantimit. “Mirëpo janë shumë të rralla rastet kur dikush e refuzon mushkërinë e ofruar për shkak se ajo i ka takuar një duhanxhiu”.

Ndërkaq, babai i të ndjerës, duke luftuar për transparencë në dhurimin e organeve, ka hapur një faqe në facebook me emrin “Jennifer`s Choice”, për t`u dhënë mudnësinë e zgjedhjes personave që ndodhen në situatën në të cilën ishte gjetur Jennifer. Një mundësi që vajza e tij nuk e kishte pasur.(albinfo)