ARKATANA

Vdes në spital gruaja 45 vjeç e masakroi i shoqi në sy 2 të fëmijëve

/ 3 minuta lexim
Uji Dea

Një grua 45-vjeçare ka ndërruar jetë sot në spital pas dhunës që ka ushtruar mbi të i shoqi rreth dy ditë më parë.Mësohet se goditjet e marra në kokë nga sende të forta kanë qenë të parikuperueshme për Lumturi Selimaj, e cila humbi jetën në duart e mjekëve ditën e sotme në spitalin rajonal të Vlorës.

Ngjarja e rëndë u shënua në orët e para të mëngjesit të së enjtes në fshatin Alikokë. Gjithçka ka nisur në orët e para të mëngjesit të sotëm Gëzim Selimi, vjeç 49 ka nisë të debatojë me bashkëshorten e tij. Debatet mes bashkëshortëve kanë nisur me fyerje në drejtim të njëri-tjetrit ndërkohë që gjithçka ka degjeneruar më pas në dhunë fizike nga ana e 49 vjeçarit në drejtim të bashkëshortes së tij me inicialet L.Selimaj.

2 fëmijët e çiftit një djalë dhe një vajzë 11 dhe 15 vjeç pasi kanë dëgjuar debatin janë zgjuar dhe munduar të qetësojnë prindërit e tyre, por kjo gjë e ka acaruar akoma më shumë Gezimin. Ai ka marrë një vare me të cilën copëtonte gurët dhe ka goditur me të, gruan e tij, Lumturien, 45 vjeçe duke i shkaktuar dëmtime në të gjithë trupin. Goditjet në kokë kanë qenë ato që i kanë shkaktuar dëmtimet më të mëdha gruas duke e çuar në gjendje kome.

ARKATANA

Kur ka parë bashkëshorten të mbuluar në gjak,ai ka lajmëruar policinë duke e njoftuar për krimin e kryer duke menduar se ajo kishte vdekur. Efektivët e policisë kanë parë që 45 vjeçaria jepte ende shënja jete ndërkohë që e kanë transportuar menjëherë për në spitalin e Vlorës. Sipas mjekëve gjendja e saj u raportua tepër e rëndë si pasojë e frakturave të shumta në trup.

Për shkak të plagëve të shumta Lumturie Selimi humbi jetën sot, ndërsa burri i dyshuari kryesor për vrasjen e së shoqes, ndodhet në pranga për akuzën e “Vrasje me dashje” e mbetur në tentativë.

Tragjedia e familjes Selimi vijon më tej. Dy fëmijët e mitur të ciftit kanë mbetur jetime, pasi sot humbën nënën e tyre, ndërsa babai do të përballet me akuza që i rrezikojnë 2 dekada burg.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.