KKVITI

Vdes në qendër të qytetit-përplaset me motoçikletë në shtyllën elektrike

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Viktima Bujar Musliu (1985) derisa po voziste në drejtim të qendrës së qytetit dhe me të arritur përball objektit të PTK-së e humb kontrollin mbi drejtimin e mjetit dhe përplasët në shtyllën elektrike prej betoni për skaj rruge.

Edhe një viktimë është shënuar nga motoçikleta. Ismet Hashani zëdhënës i policisë tha se aksidenti ka ndodhur me datën 15 korrik rreth mesnatës nё qendër të qytetit në Gjilan në rrugën “Adem Jashari” përball objektit të PTK-së, ku si pasojë e aksidentit jetën e ka humbur drejtuesi i motoçikletës B. M. lindur me 1985 banor i komunës së Gjilanit.

Hashani tha se fillimisht njësitet patrulluese nga stacioni policor kanë dal nё vendin e ngjarjes ku mё pastaj janë thirr njësitet e specializuara pёr hetimin e aksidenteve nё kuadër tё Trafikut Rajonal.

RCCOLA

Në bazë të hetimeve të para besohet se deri të aksidenti ka ardhur atëherë kur drejtuesi i motoçikletës së markës Kawasaki ngjyre e zezë pa targa të regjistrimit gjatë lëvizjes në rrugën “Adem Jashari” në drejtim të qendrës së qytetit dhe me të arritur përball objektit të PTK-së e humb kontrollin mbi drejtimin e mjetit dhe përplasët në shtyllën elektrike prej betoni për skaj rruge.

Në bazë të raportit mjekësor drejtuesi i mjetit sillet në spitalin Rajonal të Gjilanit pa shenja jete. Në vendin e ngjarjes ka prezantuar prokurori publik i qarkut dhe me urdhër të tij trupi i pa jete i dorëzohet familjareve.
Rasti ёshtё duke u hetuar nga njësitet e trafikut rajonal tha Hashani./rajonipress/