RCCOLA

Vdes në moshën 87 vjeçare Gabriel Garcia Marquez

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Shkrimtari kolumbian, fitues i çmimit Nobel, Gabriel Garcia Marquez ka vdekur në Meksiko në moshën 87 vjeçare.

Lajmin e raporton Associated Press, duke u bazuar në burime të afërta me familjen e tij.

Mqrquez së fundi ishte shtruar në spital për infeksion në mushkëri dhe traktin urinar.

Garcia Marquez konsiderohet si një nga shkrimtarët më të mëdhenj në botë, i njohur më së shumti për “Njëqind vjet vetmi”.

Novela e vitit 1967 u shit në më shumë se 30 milionë kopje dhe ishte shpërblyer me Nobelin e Letërsisë në vitin 1982.

Libra tjera të përkthyera në shumë gjuhë janë edhe “Dashuria në kohërat e kolerës”, “Kolonelit s’ka kush t’i shkruaj letër” dhe “Mbi dashurinë dhe demonë të tjerë”.

Kur e pranoi Nobelin në vitin 1982, Garcia Marquez e përshkroi Amerikën Latine si “burim të pashuar të krijimtarisë, plot pikëllim dhe bukuri”.

Garcia Marquez u lind në qytetin e vogël kolumbian Aracaraca në bregun karibian, më 6 mars të vitit 1957.

Ai ishte fëmija më i madh i 11 fëmijëve të Luisa Santiaga Marquez dhe Gabriel Elijio Garcia.

Uji Dea

Pas lindjes së fëmijës së parë, prindërit e tij e lanë atë me gjyshërit e babait dhe u shpërngulën në Barranquilla, ku babai i Garcia Marquez, hapi një farmaci me shpresën që të bëhej i pasur.

Garcia Marquez u rrit për 10 vjet nga gjyshja dhe gjyshi i tij, një kolonel i pensionuar.

Tregimet e gjyshërve të tij do të ndikojnë në shkrimet e tij.

Garcia Marquez publikoi shkrimet e tij të para si student në vitin 1947, si tregime të shkurtra në gazetën “El Espectador “.

Shkrimet e tij kishin edhe anën e tyre politike që bënë që ai të kërkonte shtëpi të re në Evropë. Në vitin 1955 ai u shpërngul në Romë për të studiuar për kinemanë.

Pastaj iku në Paris, ku jetoi për kohë të gjatë.

Në vitin 1958, Garcia Marquez u rikthye në Kolumbi, ku u martua me marry Mercedes Barcha, një fqinje nga fëmijëria e tij.

Ata kanë dy djem, Rodrigo regjisor filmi dhe Gonzalo, dizajner grafik.