ARKATANA

Vdes miliarderi zviceran që dha 1 milion për refugjatët e Kosovës!

/ 2 minuta lexim
GRANDEMALL

Haefner kishte dhuruar shumën rekorde, 1 milion franga për refugjatët shqiptarë, në vlugun e pastrimit etnik nga regjimi i Milosheviqit

Walter Haefner, njëri ndër njerëzit më të pasur në Zvicër dhe në Evropë, ka ndërruar jetë para një jave, në moshën 101 vjeçare në Cyrih. Për vdekjen e tij opinioni është njoftuar vetëm sonte.

Përveç si themelues i ndërmarrjes së madhe për importimin e automobilëve Amag, Haefner është bërë i njohur edhe me një akt të tij të shquar human: në vitin 1999, në vlugun e spastrimit etnik që po ushtronte regjimi serb ndaj shqiptarëve të Kosovës, ai kishte dhuruar shumën rekorde që është dhënë ndonjëherë për qëllime humanitare nga kushdo në Zvicër, plot 1 milion franga për refugjatët e Kosovës!

Këtë shumë Haefner e kishte dhënë në kuadrin e ndihmave që mblidhte organizata humanitare Glückskette e Zvicrës, e cila po kështu kishte realizuar rekordin e saj, pikërisht duke grumbulluar ndihma për Kosovën dhe kosovarët.

ARKATANA

Haefner ka qenë njëri ndër miliarderët më të moshuar në botë, në mos më i moçmi. Ai ka vderku në paqe e qetësi, kanë bërë të ditur nga kompania Amag. Varrimi i tij është kryer në rrethin e tij familjar , ndërsa një ceremoni publike e përshëndetjes nga pionieri i ekonomisë moderne zvicerane do të bëhet më 3 korrik në kishën Fraumïunster të Cyrihut.

I lindur më 13 shtator 1910 në një familje me shumë fëmijë, Hafner ka hyrë në tregun e automjeteve që në vitin 1929 kur punonte si shitës për Shell-in e pastaj për General Motors-in. Ndërsa në vitin e largët 1944 ai u bë pronar i Amag-ut. Menjëherë pas Luftës së Dytë Botërore ai kishte filluzar importimin e e xhipave nga SHBA. AMAG bëhet pastaj importues për Zvicër i Chryslerit, Dogde dhe Plymuth.

Sipas Forbes-it Haefner zotëronte një pasuri prej mbi 4 miliardë. Ndonëse miliarder, ai vetë bënte një jetë modeste dhe të tërhequr.(albinfo.ch)

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.