RCCOLA

Vdes Leon Schlumpf ish president dhe baba i presidentes Schlumpf

/ 1 minutë lexim
RCCOLA

Ka vdekur sot në moshën 87 vjeçare Leon Schlumpf, ish ministër dhe president i Zvicrës, baba i presidentes aktuale Eveline Widmer Schlumpf.

Leon Schlumpf ka kryer funksionin e ministrit federal nga viti 1980 deri në vitin 1987, duke udhëhequr departamentin e komunikacionit dhe të energjetikës.

KKVITI

Në vitin 1984 ai ka ushtruar edhe funksionin e presidentit të vendit, ndërsa në vitin 1987 kishte dhënë dorëheqje nga qeveria.

Nga viti 1966 deri në vitin 1974 ka përfaqësuar kantonin e tij, Graubündenin në Parlamentin Federal, si deputet i SVP-së.(albinfo.ch)