Fundamenti

Vdes këmbësori gjilanas

/ 1 minutë lexim
Fundamenti

Gjilan – Më 13 mars rreth orës 18:30, në rrugën Qarkore përballe ish fabrikës së baterive në Gjilan, derisa një këmbësor shqiptar i lindur me 1953 ishte duke kaluar rrugën nga njëra anë në tjetrën, goditet nga një veturë me targa të Bujanovcit (vozitësi mashkull nga Gjilani) dhe pëson lëndime të rënda trupore.

Natën e parë viktima është trajtuar në Spitalin Rajonal në Gjilan dhe të nesërmen është dërguar në QKUK Prishtinë.

Eco Higjiena

Sot jemi njoftuar se viktima kishte ndërruar jetë. Me vendim të Prokurorit, i dyshuari për këtë aksident ndalet për 48 orë njoftoj Shaban Azizi nënkolonel dhe zëvendës drejtor i policisë në Gjilan./rajonipress/