RCCOLA

Vdes Hugo Chavez

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Presidenti shumëvjeçar i Venezuelës, Hugo Chaves ka vdekur pas luftës së gjatë me kancerin, raporton Reuters. Lajmin e ka konfirmuar zv/presidenti i Venezuelës, Niklas Maduro i cili i është drejtuar kombit pas lajmit të kobshëm.

Pas operacionit të fundit në Kubë, zërat për gjendjen e rëndë të Chavesit shpeshtoheshin vazhdimisht. Më vdekjen e tij, në Venezuelë merr fund qeverisja 14 vjeçare socialiste.

Mobi Casa

Chavez ishte kundërshtar i madh i kapitalizmit dhe SHBA-ve, ndërsa kishte aleancë të fuqishme me Kubën, Iranin dhe Rusinë. (ORAinfo)