ARKATANA

Vdes gjashtë ditë pas kremtimit të 114-vjetorit të lindjes

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Pontchateau, 9 qershor 2012 – Ka vdekur gruaja më e vjetër në Evropë, gjashtë ditë pasi ka mbushur 114 vjet. Francezja Marie-Therese Bardet ka ndërruar jetë sot në shtëpinë e pleqve në Pontchateau, në perëndim të Francës.

Të shtunën që shkoi, kur ajo festoi ditëlindjen e saj të 114, asaj i kishin dhuruar 114 trëndafila.

Që nga vitet 90 Marie-Therese jetonte në shtëpinë e pleqve, ndërsa dy vjetët e fundit ajo nuk mund të fliste më. “Mirëpo ajo hante rregullisht dy herë në ditë në restorantin e shtëpisë dhe ia kishte ënda çokollatat”, ka thënë kujdestarja e saj.

UBT

Bardet ka lënë pas vetes dy trashëgimtarë (88 dhe 90 vjeç), 7 nipër e mbesa, 15 stërnipër e stërmbesa dhe 6 stër-stërnipër e mbesa.

Ajo ishte njeriu i gjashtë në botë për nga mosha, siç bën të ditur statistika e përpiluar nga “Gerontology Research Group”, që regjistron njerëzit me moshë mbi 110 vjueçare.

PreshevaNews transmeton se njerëzit më të moçëm se Bardet janë dy amerikanë dhe një japoneze, të cilët kanë mbushur nga 115 vjet, si dhe dy japonezë që e kanë kaluar moshën 114-vjeçare. Ndërsa në krye të listës është amerikania Besse Cooper, e cila ka lindur më 26 gusht të vitit 1896, që i bie se pas dy muajsh e ca do të mbushë 116 vjet.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.