Vdes futbollisti spanjoll Miki Roque!
Ish anëtari i Liverpoolit dhe Betisit, futbollisti spanjoll Miki Roque e ka humbur betejën për jetë, pasi që ka vdekur sot në moshën 23 vjeçare.
Roque u diagnostikua me kancer në mars të vitit 2011 dhe ai iu nënshtrua një operacioni për të hequr tumorin por që doli të jetë sfidë e pasuksesshme.
Roque llogaritej si talent i madh spanjoll, duke u blerë në vitin 2005 nga gjigandi anglez Liverpool ku luajti një ndeshje edhe në Ligën e Kampionëve, ndërsa Benitez e cilësonte si një shpresë të futbollit spanjoll, por që pas disa huazimeve në disa skuadra, Roque u rikthye në La Liga te skuadra e Betisit. Roque kishte kancer në legen.