Vdes fituesi i çmimit Booker

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Shkrimtari i fiksionit historik, Barry Unsworth, i cili në vitin 1992 e fitoi shpërblimin më të lartë letrar britanik me romanin ‘Sacred Hunger’, vdiq në moshën 81-vjeçare.

Romancieri britanik Barry Unsworth, i cili e fitoi çmimin Booker për historinë e tij të tregtisë me skllevër në shekullin 18, ‘Sacred Hunger’, vdiq në Itali në moshën 81-vjeçare.

Shkrimtari i lindur në Durham ka jetuar në Umbria për disa vite. Ka qenë botuesi i tij, ‘Hutchinson’ ai që e konfirmoi lajmin për vdekjen e tij.

Hidromorava

“Barry ishte shkrimtar i mrekullueshëm dhe kjo është një humbje e madhe”, tha drejtorja e botimeve Jocasta Hamilton. “Vepra e Barry-t ishte e karakterizuar nga një dëshirë për të kapur subjekte të mëdha me humanizëm të madh. Veprat e tij sollën një kënaqësi të pamasë. Jemi jashtëzakonisht krenarë që kemi pasur mundësinë ta botojmë romanin e tij të fundit, ‘The Quality of Mercy’, që ishte futur në listën e ngushtë për çmimin Walter Scott. Shumica prej nesh e kemi takuar atë në vitin 2010 dhe ishim të magjepsur nga ai ashtu siç kemi qenë të pushtuar nga romanet e tij”.

Prej romanit ‘Morality Play’, një mister i një vrasjeje të shekullit 14, deri te ‘Pascali’s Island’, i vendosur gjatë viteve të fundit të Perandorisë Otomane, shumica prej 17 romaneve të njohura të Unsworth-it eksplorojnë aspekte të ndryshme të historisë.

I lindur në vitin 1930 në një komunitet të vogël në Durham, shkrimtari Unsworth ka udhëtuar gjerësisht në Greqi dhe Turqi gjatë viteve gjashtëdhjetë, duke dhënë mësim nëpër universitetet e Athinës dhe Stambollit dhe duke filluar tentimet për të shkruar. Ai e botoi romanin e tij të parë, ‘The Partnership’, në vitin 1966.