Fundamenti

Vdes edhe i lënduari i dytë

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

(E plotesuar)- Autoritetet policore të Rajonit të Gjilanit kanë bërë të ditur se ka ndërruar jetë edhe personi i dytë, që ishte dërguar në QKUK, pas lëndimeve që kishte marrë kur ishte rrënuar pllaka e një shtëpie ku ishte duke punuar bashkë me një tjetër, që po ashtu ka humbur jetë.

Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës (PK), në Drejtorinë Rajonale në Gjilan ka thënë se edhe personi i dytë, I. G. 40 vjeç, i lënduar në këtë rast, ka ndërruar jetë në QKUK, ku ishte dërguar për trajtim.

Derisa vdekja e njërit prej përsonave të lënduar konstatohet në emergjencën e spitalit rajonal në Gjilan, përsoni tjetër i lënduar përcillet për në QKUK të Prishtinës.

Mobi Casa

Gjilan – Në fshatin Rogoqicë të Kamenicës ka ndodhë një aksident fatal për një përson me inicialet E.SH, ka njoftuar auroritet policore në Gjilan. Togëri Ismet Hashani, zëdhënës rajonal për informim ka thënë se ngjarja ka ndodhur në lagjen e Behovitëve të këtiij fshati.

Sipas tij, derisa po punonin E.R (50) dhe I.G (40) është rrënuar pllaka e betonit e një shtëpie përdhese, në ndërtim e sipër, duke u shaktuar lëndime të rënda trupore këtyre dy përsonave. Në vendin e ngjarjes kanë dalur tri patrulla policore, njësiti i hetimeve, i zjarrëfikësve, departamenti për shpëtim i emergjencës dhe ekipet mjeksore.

Të lënduarit janë nxjerrë dhe menjëherë janë nisur në drejtim të shërbimit emergjent spitalor në Gjilan. Mjeku kujdesar i shërbimit rajonal emergjent ka njoftuar se E.SH kishte ndërruar jetë, kurse përsoni tjetër I.G është derguar për trajtim mjeksor në QKUK në Pritshtinë, rast ky me të cilin po merren njësitet përkatëse./ rajonipress /