UBT

Vdes biçiklisti 70 vjeçar

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Në magjistralen Gjilan – Kamenicës ka gjetur vdekjen Z.P. i cili është goditur nga një automjet Mazda tha Ismet Hashani.

Në magjistralen Gjilan-Kamenicë të hënën rreth orës 16 e 30 minuta është goditur për vdekje i moshuari P.Z. i cili po voziste me biçikletë derisa është goditur nga një veturë Mazda.

Ismet Hashani zëdhënës i policisë tha se dyshohet se deri te aksidenti ka ardhur kur vozitësi i automjetit Mazda me tabela vendore duke qarkulluar ne relacionin Kamenicë-Gjilan me të arritur përballë N.T.P.” Progresi” duke mos ia përshtatur shpejtësinë automjetit dhe kushteve të rrugës që të mund ta ndalë mjetin para çdo pengese në rrugë, me pjesën e përparme të automjetit godet biçiklistin Z. P. (1942) me banim në fshatin Shillovë, komuna e Gjilanit.

Eco Higjiena

Viktima ishte duke trupuar rrugën nga ana e djathtë në të majtë ku gjatë goditjes i shkaktohen lëndime të rënda trupore, i lënduari dërgohet nga kalimtarët e rastit në QE në Gjilan.

Sipas Hashanit edhe përkundër përpjekjeve të personelit mjekësor nga mjeku kujdestar është konfirmuar se i lënduari nuk u ka përballuar dot plagëve të marra në aksident dhe si pasojë ka ndërruar jetë.

Lidhur me rastin është njoftuar prokurori publik i Gjykatës së Qarkut i cili ka urdhëruar që viktima të dërgohet në obduksion dhe i dyshuari të ndalet për 48 orë.
Hetimet janë duke u udhëhequr nga njësitet e trafikut rajonal të Gjilanit tha Hashani./rajonipress/