ARKATANA

Vdes 17-vjeçari i plagosur aksidentalisht para dhjetë ditësh

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Skenderaj – Shtatëmbëdhjetë vjeçari, Halit Dani, nga Tica e Skenderajt, ka ndërruar jetë në QKUK, natën mes të enjtes dhe të premtes, si pasojë e plagëve të marra 10 ditë më parë.

Familjarët e viktimës i kanë treguar gazetës se trupi i pajetë u është dorëzuar atyre të premten, kur edhe do të bëhet rivarrimi. Sipas policisë, viktima ishte plagosur aksidentalisht nga kushëriri dhe shoku i tij i shkollës, deri sa ky i fundit ishte duke luajtur me revole, kur ajo kishte shkrepur nga pakujdesia.

Mobi Casa

Arma dhe fishekët ishin konfiskuar, kurse i dyshuari ishte sjellë në stacion policor, por pas intervistimit ishte liruar me urdhër të Prokurorit.