Mobi Casa

Vdekjet tragjike të orëve të fundit

/ 4 minuta lexim
Eco Higjiena

Katër vdekje në rrethana të ndryshme kanë ndodhur brenda njëzet e katër orëve në Kosovë. Të gjitha prej tyre në mënyrë më tragjike se tjetra. Një fëmijë mbytet në lum, një tjetër bie nga traktori, një person vritet me armë zjarri e një tjetër bie në pus.

Në fshatin Gusar, komuna e Istogut, ka humbur jetën Niman ( Tish ) Maleshaj ( 1937 ), shtetas i Kosovës i përkatësisë etnike egjiptase. Policia ka njoftuar se ai herët rreth orës 4 të mëngjesit ka shkuar për të ujitur kopshtin nga pusi, i cili është rreth 100 metra nga shtëpia. Dyshohet se viktima së bashku me pompën e ujit ka rënë në pus dhe trupi i tij është gjetur nga familjarët rreth orës 9.

Ndërkohë, brenda kësaj periudhe kohore, në fshatin Cërcë të Istogut, Taulant ( Sylë) Rexhaj (1992 ), policia njofton se ka ndodhur edhe një vdekje tragjike.

Sipas hetimeve të para, në aksident ishte i përfshirë një traktor i tipit “ Ursus“, ngjyrë e kaltër, të cilin e drejtonte i dyshimti F.R.(1991), lindur dhe banues në të njëjtin fshat. Dyshohet se ngasësi i traktorit (i dyshuari), derisa ishte duke e drejtuar traktorin, kishte në cilësinë e pasagjerit viktimën, i cili ka qenë i ulur në kokën e traktorit në anën e majtë dhe me këtë rast i njëjti papritmas bie nga traktori në asfalt, dhe si pasojë e kësaj pëson lëndime të rënda trupore. Të lënduarin e dërgojnë menjëherë për në Spitalin Rajonal Pejë dhe këtu arrin pa shenja jete, sipas konstatimit të mjekëve kujdestarë të emergjencës spitalore.

ARKATANA

Vetëm disa dhjetëra kilometra më tej, në Mitrovicë, një person 28 vjeçar ka vdekur nga plagët e pranuara nga armë zjarri, gjatë një incidenti të përfshirë, në një kafeteri.

Incidenti është raportuar të ketë ndodhur në orët e hershme të mëngjesit të së martës rreth orës 3, ndërsa viktima B.Ademi ishte plagosur me armë zjarri, me një plumb në anën e majtë të gjoksit. I plagosuri është dërguar në Qendrën Spitalore në Mitrovicë, ndërsa sipas raporteve zyrtare të mjekëve kujdestarë, mësohet se viktima kishte arritur në repartin emergjent pa shenja jete. I dyshuari kryesor, A.H. rreth (30), si kryes i mundshëm i këtij akti kriminal, i cili ishte arratisur nga vendi i ngjarjes, është lokalizuar dhe arrestuar në shtëpinë e tij në fshatin Suhadoll të Mitrovicës, ndërsa në arrati gjendet i dyshuari i dytë, përkatësisht bashkëpjesëmarrësi në kryerje F.H. (31), identiteti i të cilët është i njohur për policinë.

Një vdekje shumë tragjike ka ndodhur gjithashtu brenda njëzet e katërorëshit të fundit, kur në lumin “ Drini i bardhë “ në fshatin Kralan të Gjakovës, tek vendi i quajtur “Kroni i Arllatit “ një fëmijë ishte mbytur në lum. Viktimë është shtetasi A.( A. ) F. (2000 ) lindur dhe banues në Kralan. Patrullat policore menjëherë kanë shkuar për të mësuar të gjitha rrethanat lidhur më rast. Aty kanë atakuar edhe bashkëfshatarë të këtij fëmije dhe disa moshatar të tij, të cilët ishin vënë në kërkim të trupit. Kërkimit iu ka bashkuar edhe policia dhe është gjetur trupi i tij. Janë bërë të gjitha përpjekjet në vendngjarje për t’i dhënë ndihmë, por përkundër të gjitha përpjekjeve, viktima kishte ndërruar jetë dhe mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen.(express)