RCCOLA

Vdekje e dyshuar në Budrigë, policia po heton të gjitha pistat

/ 2 minuta lexim

Gjilan – Policia e Kosovës Operativa Rajonale me 24 shtator 2017 rreth orës 20:50, kanë pranuar një informatë për një rast “gjuajtje me armë”, para një kafiterie në Fshati Budrigë e epërme, komuna Viti. Ekipet e Hetimeve Rajonale së bashku me Prokurorin e shteti kanë shkuar në vendin e ngjarjes, krim-teknika ka bërë procedimin e vendit të ngjarjes. Nga hetimet e para dyshohet se viktima Shqiptar shtetas i Kosovës i lindur me 1992, është goditur në rrethana të panjohura tani për tani me armë zjarri dhe në rrugë e sipër për në spitalin rajonal të Gjilanit ka ndërruar jetë, kurse viktima tjetër po ashtu Shqiptar Shtetas i Kosovë (1968) është plagosur nga e njëjta e shtënë e armës së zjarrit, i cili është sjell në qendrën emergjente në Gjilan dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetë.

Në vendin e ngjarjes janë gjetur një gëzhojë si dhe një revole e cila është konfiskuar, nga ana e Policisë së Kosovës. Pas marrjes së deklaratave nga dëshmitarët të shumtë, si dhe dëshmive në vendin e ngjarjes, rasti nga ana e prokurorit të shtetit do të hetohet në cilësimin “Vdekje e dyshuar”.

RCCOLA

Trupi i viktimës dërgohet në IML për obduksion. Deri në këtë fazë të hetimeve ende nuk dihen arsyet apo motivi i ndodhjes së kësaj ngjarje, hetimet janë në vazhdim e sipër njoftoj Ismet Hashani./rajonipress/