RCCOLA

Vazhdon të rritet numri i qenve endacak në Viti

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Viti – Shtohet numri i qenve nëpër rrugë, Komunat ende nuk kanë zgjidhje! EVSB, kërkon ndihmën e nivelit Qendror për trajtimin e qenve endacakë!

Kafshët që bredhin lirshëm nëpër rrugët e qytetit, përveçqë se paraqesin rrezik për sigurinë e qytetarëve, shumë nga ta mundë të bartin dhe të përhapin ndonjë epidemi.

EVSB, kërkon nga Agjencia e Ushqimit dhe Veterinës, ndërmarrjen e masave urgjente rreth kësaj çështjeje!

Eco Higjiena

“Qentë endacakë vazhdojnë të paraqesin kërcenim dhe rrezik serioz për sigurinë fizike të qytetarëve në Komunën e Vitisë, veçmas për shëndetin dhe jetën e nxënësve”.

Qentë endacak, përpos që frekuentojnë rrugët e qytetit, ata futen në grupe edhe nëpër oborre private e Institucionale, ku shkaktojnë pa siguri dhe paraqesin rrezik për familjarë, qytetarët, apo dhe zyrtarët institucional thuhet në reagimin e koordinatorit të EVSB-së, për Komunën e Vitisë, Imri Emërllahu./rajonipress/