Fundamenti

Vazhdon saga e Speciales, s’ndalen as ftesat

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Njëri nga pjesëtarët e rëndësishëm të UÇK-së, Gafur Elshani, të enjten u bë figura e radhës që u ftua nga Prokuroria Speciale e Hagës. Elshani u ftua në cilësinë e dëshmitarit, teksa nga OVL-ja e UÇK-së kanë konfirmuar se ardhja e ftesave të reja nga Specialja së fundmi është intensifikuar. Ndërkohë, njohësit e drejtësisë vlerësojnë se brenda disa muajve mund të pritet edhe ngritja e aktakuzave të para, shkruan sot gazeta Zëri.

Dhomat e Specializuara dhe Zyra e Prokurorit të Specializuar, që janë përgjegjëse për hetimin e krimeve, të cilat supozohet se i kanë kryer ish-pjesëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës gjatë dhe para luftës së viteve 1998 – 1999, kanë vazhduar me dërgimin e ftesave të reja në Kosovë. Të enjten ftesa e radhës që “ateroi” nga ky organ ishte për ish-pjesëtarin e UÇK-së Gafurr Elshanin, i cili ishte pjesëmarrës i drejtpërdrejtë në luftën çlirimtare dhe ishte njëri nga figurat e rëndësishme të Lëvizjes Popullore të Kosovës. Ftesën e Elshanit e konfirmuan nga Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së, të cilët njoftuan se ai u ftua në cilësinë e dëshmitarit. Ndërkohë, kjo organizatë ka vazhduar kundërshtimet e ashpra ndaj Gjykatës Speciale, teksa paralajmërimet e këtij organi për ngritjen e aktakuzave i kanë quajtur të pabaza.

UBT

Sipas tyre, ky organ po tenton të arsyetojë fondet e shpenzuara për 5 vjet. Në anën tjetër, njohësit e sistemit të drejtësisë dhe avokatë të akredituar nga ky institucion thonë se me emërimin e gjyqtarit të procedurës paraprake Specialja ka dhënë indikacionet e para se po bëhet gati për ngritjen e aktakuzave të para. Kësisoj, sipas tyre, brenda disa muajve këto aktakuza mund të ngrihen ose të hidhen poshtë.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.